• |
ide | kryesore

Video/ UEFA zgjedh golin e vitit… E pritshme

Sport, Video



Një gol i pësuar që nuk dhemb më, përkundrazi. Juventus “feston” sepse rovjeshata e pësuar nga Cristiano Ronaldo në Champions me Real Madrid është zgjedhur Goli i Viti. Uefa ka premiuar kështu kampionin portugez, që ka marrë rreth 200 mijë preferenca nga 346.915 në total. Një moment shumë i rëndësishëm si për Juventus ashtu dhe për Ronaldon, sepse në atë mbrëmje fitoi zemrat e tifozëve bardhezi dhe lindi idea e transferimit në Torino.

Cristiano Ronaldo ka shkatërruar konkurencën: në vendin e dytë goli i Dimitri Payet në 5-2 e Marseille përballë Red Bull në Europa League, ndërsa podiumin e mori spanjollia Eva Navarro me golin në Kombëtare në finalen e Women’s EURO U17 fituar nga Gjermania në Lituani.

Goli i portugezit pason kështu atë të shokut të tij të ri të skuadrës, Mario Mandzukic, që vitin e kaluar mori vendin e parë për golin e shënuar pikërisht ndaj Real Madrid në finalen e Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *