• |
ide | kryesore

Aksidentet në rrugët e qyteteve, plagosen dy fëmijë në Tiranë e Librazhd

Lajme, Të fundit



Dy aksidente të ndodhura në rrugët e brendshme të Tiranës dhe Librazhdit kanë përfunduar me plagosjen e dy fëmijëve të moshës 8 dhe 4 vjeç.

Për fatin e mirë, të dy fëmijët e plagosur, ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve të Policisë, mësohet se për të dy rastet e aksidenteve, u referuan materialet në prokuroritë pranë gjykatave respektove të Shkallës së Parë në Tiranë dhe Elbasan.

  • Më datë 28. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. S., vjeç 30, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Vaçe Zela”, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar shtetasin e mitur A. K., vjeç 8, banues në Tiranë, i cili ndodhet  në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 28. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin H. D., vjeç 31, banues në Librazhd, pasi në rrugën “Ibrahim Muça”, Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin e mitur I. K., vjeç 4, banues në Librazhd, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *