• |
ide | kryesore

Arnold Schwarzeneger ndihmon fansin me depresion

Paparazzi, Slider



ktori i famshëm u bë protagonist i një momenti të bukur në portalin ‘Reddit’, kur iu përgjigj në mënyrë të admirueshme një fansi të prekur nga depresioni.Ali, një përdorues kanadez, ka parë një video të Schwarzenegger duke u stërvitur për filmin e ri ‘Terminator’ dhe vendosi t’i shkruante privatisht për ti kërkuar ndihme për të rigjetur motivimin për t’u rikthyer jetës së mëparshme dhe palestrës. Ylli i Hollywood-it iu përgjigj dhe e bëri me një takt që i ‘çmendi’ fansat dhe ueb-in.“Nuk do të jem i ashpër me ty. Nuk duhet të jesh edhe ti me veten tënde. Të gjithë kalojmë momente të vështira, të gjithë kalojmë përmes dështimit. Por elementi kyç është ringritja. Lëviz pak. Ngrihu nga krevati, bëj disa pompa ose një shëtitje. E rëndësishme është që të bësh diçka. Avash avash do të ndihesh më mirë dhe do të rikthehesh në palestër. Mos ki frikë të kërkosh ndihmë. Paç fat”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *