• |
ide | kryesore

Berat, arrestohet 22-vjeçari, plagosi me thikë një person

Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka arrestuar një 22-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një tjetër të ri.

Në pranga është vënë Leonid Hoxha, i cili pas një konflikit goditi shtetasin D.D

“Leonid Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, (i dënuar më parë),  në lagjen “Uznovë”, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin D.D, 24 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *