• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Policia bashkautore në pengmarrjen e dajës dhe nipit në Shkodër

Lajme, Të fundit



Zhdukja e dy personave, dajë dhe nip, në Shkodër u mbajt e fshehtë nga Policia e Shtetit, dhe u bë publike vetëm pas denoncimit të bërë nga Sali Berisha, shkruan ky i fundit.

Për ish-kryeministrin Berisha, në këtë pengmarrje është bashkëpunëtore edhe Policia.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri i qeverisë rendit disa fakte që tregojnë se policia e mbajti të fshehtë këtë ngjarje, dhe reagoi vetëm pasi ajo u denoncua nga qytetari dixhital.

Ndërkohë Berisha rreshton edhe disa pyetje për Policinë e Shtetit.

Ja postimi i Berishës:

Narkopolicia është bashkautorë në pengmarrjen e Agron Mollës dhe Gëzim Hysenit!!

Të dashur miq, në Shkodër janë marrë peng dhe zhdukur qytetarët Agron Molla dhe Gezim Hyseni dhe narkopolicia apo Xhafopolicia është bashkëpunëtore në këtë akt kriminal. Le t’u referohemi fakteve.

1- Ajo kishte mbajtur heshtje varri për 5 ditë me radhë ndonëse ishte njoftuar po ditën e marrjes peng dhe se kush dyshohej për pengmarrjen.

2- Vetëm dje, dy orë publikimit dhe mbasdite në FB të informacionit të qytetarit dixhital, ajo shpërndau me shpejtësi në portale nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj në media lajmin plot gënjeshtra.

Kështu, njëherë ajo thotë se e kishte në komunikatë të brendshme më pas thoshtë se e kishte publikuar në faqen zyrtare

3- Ajo është bashkëpuntore sepse ka mbuluar pengmarrjen me njoftimin për largim nga shtëpia ndonëse kishte njoftimin për pengmarrje.

4- Ajo është bashkëpuntore sepse edhe në prokurori ajo ka njoftuar për largim nga shtëpia.

Miq, le ti shtrojmë në narkopolicisë dhe Xhaf Drogës pyetjet që vijojnë:

Sa persona duhet të zhduken që ju të jepni njoftim publik në media?

Për cilin vend në botë zhdukje e dy personave nuk përbën lajm kombëtar dhe ndërkombëtar?

Pse shpërndatë njoftimin vetëm pas publikimit të mesazhit të qytetarit dixhital? sb



2 Comments

  1. Policia perdor thika me helm, cadra dhe stilolapsa pistplete, azgjeson te gjitha filmimet e krimeve.
    Pergjegjesi per krimet mbajne horri dhe lavirja e bulevardit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *