• |
ide | kryesore

“Dybala për 180 milionë tek Real”: Lajmi fals i pseudo-gazetarit i ngatërron të gjithë

Sport



Ishte natyrisht një lajm surprizë, 48 orë nga mbyllja e merkatos, raportuar nga Mauricio Hidalgo, gazetari i seksionit Real Madrid të Diario Olé”, gazetë informative sportive argjentinase. Kishte motiv për ti besuar lajmit se Dybala do transferohej tek Real Madrid në këtë sesion merkato për shumën e 180 milionë euro, me një pagesë prej 16 milionë në vit për sulmuesin.

Ajo që është mësuar, pas hetimit të mediave italiane, është se Mauricio Hidalgo nuk punon për Olé. Gazeta argjentinase e ka mohuar të ketë lidhje me Hidalgon, duke bërë që lajmi që tronditi merkaton, të jetë një falsitet, që kapi të papërgatitur mediat sportive, që shpejtuar ti shkojnë prapa një lajmi pa e verifikuar, ndoshta të mësuar me surprizat e merkatos.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *