• |
ide | kryesore

Përgjimi me gjyqtarin, Denar Biba ka disa pyetje për Bashën dhe Bardhin

Lajme, Të fundit



Denar Biba ka reaguar sërish sot lidhur me audio-përgjimin e publikuar në media, ku ai dëgjohet të ushtrojë ndikim te gjyqtari i Strasburgut Ledi Bianku, lidhur me çështjen dosjeve të pronave që shkojnë nga Shqipëria. Në një deklaratë të shpërndarë për media, Biba shtron disa pyetje për Lulzim Bashën dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Gazmend Bardhi. Ja çfarë shkruan ai.

Cfare premtimi apo sigurimi (ne kuptim te nenit 245/1 te KP) kishte ne dore te me jepte Ledi Bianku, qe une te merrja mundimin ta influencoja?

A e dini qe biseda nuk kishte lidhje me marrjen e nje vendimi gjyqesor por me nje vendim tashme te marre nga Gjykata; thjesht kerkohej shtyrja e afatit te ekzekutimit te tij?

A e dini qe Shteti shqiptar e kishte marre edhe me heret nje shtyrje prej 18 muajsh ne lidhje me ekzekutimin e detyrimit ndaj ish-pronareve dhe se “moratoriume” te ngjashme Shtetet pale te Konventes kane te drejte legjitime t’i kerkojne kur te duan e sa here te duan?

A e dini qe kjo tipologji kerkese s’ka te beje fare me vendimmarrjen tradicionale gjyqesore te GJEDNJ ne lidhje me ankimet ndaj Shteteve pale, por eshte nje kerkese e paster politike dhe produkt i nje vendimmarrje politike, ne varesi te situates politiko-ekonomike e sociale qe kalon Shteti perkates? Sepse “ndikimi i paligjshem” synon te perfitoje permes premtimit dicka qe perndryshe, ne respekt te fakteve, ligji e ndalon.

Cfare paligjshmerie eshte te diskutosh, t’i marresh mendim, apo qofte edhe te perpiqesh te bindesh cilindo, qofte ky edhe nje gjyqtar i Gjykates se Strasburgut, per te siguruar nje shtyrje afati deri sa situata ne vend te rregullohet permes nje ligji te Shtetit tend? A mund te me tregoni nenin dhe ligjin qe kam shkelur?

Si ka mundesi qe nuk reagoi Gjykata e Strasburgut pasi u vu ne dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar nje ndikim i papershtatshem?

Cfare konkretisht ka ndodhur mes vitit 2014, kur une e kam bere ate bisede ne kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri me sot?

Perse del sot ky pergjim i qepur si mos me keq dhe ku eshte e gjithe pjesa tjeter e bisedes krejt normale mes meje e mikut tim, ku une i flas per sakrificen time e jo te atij?

Ku doni te dilni me kete te nderuar kolege juriste, nderkohe qe e dini edhe vete se sa e turpshme eshte e gjitha kjo?

Natyrisht, s’pres pergjigje as nga zoti Basha e as nga zoti Bardhi, por kam te drejte si qytetar te pres qe mediat te hedhin drite mbi kete legen plot me llume te zi.



9 Comments

  1. Legenin pose nxive, nuk ke se si ta pastrosh, dhe ne ate legen je futur vete i nxitur nga ky KM qe komando kudo, andaj justifikimet, e derdellitjet e tua si bibe qorree rilindjes duhet tu japesh pergjegje sepse eshte nderhyrje dhe presion ndaj nje gjygjetari, por e interpretuar me mjeshteri dinake nga ky bibe rilindase. Mos u mundo qe me pyetjet qe ke bere te lahesh si pilati. Qe je ndyresuar, e kapluar nga detyrat e kuqaleve kjo ka bere muuuu ne detyren e eksperiencen tende. Tufe horrash, e dallkaukesh te ketij pushteti.

    1. BLA, BLA
      Kur behen keto ne kafenete jashte Shqiperise, merreni me mend cfare ben Rilindja ne kafenete e Tiranes.

      Keta jane flamurtare te Pushteteve te pavarura.

    1. bert ik öepij e pastroi bythen rames se sapo ish dhjerr e pshurr ne kule nga overdoza dhe palla e metes ne lalz.ok se po nuk i shkove ne koh te perdhunon roshi ne grup,pastaj duhet ti qon nenen e motren e mitur gjelilit ne burg te bej treshe.ik vrap.

  2. Mbase ky Biba nuk ka bere veper penale nga pik pamja juridike, por fenomeni qe ushtrohet presion per te shtyre vendimet per kthimin e pronave, duke u derguar ne menyre direkte nga Tirana eshte shkelje e te drejtes themelore te individit. Te privosh tjetrin nga prona vet eshte si ti marresh jeten. PIK. Minimumi ky Biba eshte aksidentalisht jurist. ( dmth fillon dhe mbaron tek fakti qe kane kaluar 30 vjet dhe keta e marrin me sportivitet )

  3. Ore Bert pergjuesi,zuzar, nuk po ze as vendin tende as te ndokujt, por ti si lepires i bemave te qeverise qelbesirave, ku te ka kapur cengeli qe je kaq aktiv, por je shume banal e skico, nga mendimet e pa kuptimeta qe na thua ne keto komentet e tua ne i thencin. Mos na e hap fjalorin qe te nxjerrim lakuriq ore bastard rilindas.

  4. CFAR KE ME BASHEN TI KE PROBLEM ME VETEN TREGO PSE SHKOVE DHE PIVE KAFE NE STRAZBUR ME GJYGJTARIN LER FJALET CFARE MUND TE BENI PO U RA NE DOR NJESOJ SI AI QE VDIQ SOT AI I AT ZEF PLLUMIT HETUSI I JUAJ TE GJITHE NJESOJ JENI

  5. Mos i di ata gjykatsit e -Strazburgut-si ata gjyqtaret e prokuroret qe kaluan vetingun ketu dhe i kini futur ne thes duke ja u mbullur gryken?Me c’te drejte ti o -Bibe-dikton nje gjyqtar qe si te veproj ne gjykaten e Strazburgut vetem e vetem per te mos marrin pronat keta njerez qe ju ja u kini grabitur ,ja u kini prishur pa i demshperblyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *