• |
ide | kryesore

Platini snobon VAR, konfuz për Ronaldon: “Nuk e kuptova operacionin”

Sport



“Var nuk solli drejtësi. Në finalen e Botërorit: ishte Var, e megjithatë në golin e parë të Francës nuk kishte faull të kroatëve. Në golin e dytë të francezëve, regjia thërret arbitrin, duke e bërë të duket një kukull”. Michel Platini, ish-presidenti i Uefa, ai që ka qenë gjithnjë kundër teknologjisë në futboll është shprehur kundër VAR në një intervistë për “L’Equipe”.

“Aty ishte apo jo dora e kroatit? Me shpejtësi normale sigurisht që jo, por me zmadhimin e imazheve dhe super-ngadalësim që ndajnë aksionin në frame po, arbitri sheh më në fund dicka dhe fërshëllen penallti”, vazhdoi më pas Platini, që në përdorimin e VAR shprehet kundër: “E gjithë Kroacia kërkoi prekje të pavullnetshme, e gjithë Franca të kundërtën: ku është progresi, ku është drejtësia? Mbetet interpretimi”.

Le Roi ka folur më pas edhe për dy lojtarët që do të synojnë Topin e Artë në fund të vitit: Ronaldo e Mbappé. Për lojtarin e ri të Juventus francezi është konfuz: “Mu duk e cuditshme që 33 vjec u largua nga klubi i tij. E kam të vështirë ta kuptoj këtë operacion”. Ndërsa për bashkëkombasin e tij, të sapokurorëzuar kampion bote ka evituar krahasim të sikletshme: “Është një talent i madh, por mos e krahasoni me Pelé që ishte një mit. Më kujton më tepër Neymar 10 vjet më parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *