• |
ide | kryesore

Po rikthehet “i sëmuri” i Europës

Lajme, Planet



Nga Joschka Fischer

Një nga çështjet më të mëdha gjeopolitike të Europës në shekullin e 19-të ishin të ashtuquajturat Çështje Lindore. Perandoria Osmane, që në atë kohë quhej “i sëmuri i Europës”, po shpërbëhej në mënyrë të shpejtë. Tashmë mbetej për t’u parë se cila fuqi Europiane do ta zëvendësonte. Nuk ishte rastësi që vetëshkatërrimi që erdhi me Luftën e Parë Botërore e pati zanafillën nga Ballkani, fushëbeteja gjeopolitike e osmanëve, austro-hungarezëve dhe perandorisë ruse.

Lufta bëri që të gjitha fuqitë e mëdha të shihnin shkatërrimin e tyre. Gjatë ndarjes së Perandorisë Osmane nga aleatët, gjenerali Mustafa Qemal Ataturk dhe ushtria e mposhtur turke u tërhoqën në Azinë e Vogël, ku shtypën me sukses një ndërhyrje nga Greqia dhe pastaj refuzuan Traktatin e Sevrës, që më pas u zëvendësua nga Traktati i Lozanës, i cili hapi rrugën për themelimin e Republikës së Turqisë.

Ambicia e Ataturkut ishte të kthente Turqinë në një vend modern, laik, që do të ishte pjesë e Europës dhe Perëndimit, jo e Lindjes së Mesme. Për të arritur këtë qëllim ai udhëhoqi me rend autoritar dhe krijoi një shtet hibrid, të bazuar de fakto në sundimin ushtarak, dhe me demokraci pluraliste. Në vazhdim, gjatë shekullit të njëzetë, kjo formulë prodhoi kriza të përsëritura, të cilat bënë që demokracia turke të ndërpritej herë pas here nga diktatura ushtarake.

Pas vitit 1947, politika turke nisi të ndikohet shumë nga Lufta e Ftohtë. Në vitin 1952 Turqia iu bashkua NATO-s dhe u bë një nga aleatët më të domosdoshëm të perëndimit, i cili ka përdorur për disa dekada pozicionet strategjike të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe në Detin e Zi, duke siguruar kështu krahët e Europës nga përparimet e mundshme të Bashkimit Sovjetik.

Por prapë, Turqia mbeti një vend me politikë të paqëndrueshme. Luhatjet e vazhdueshme midis demokracisë dhe diktaturës ushtarake e cunguan shumë procesin e modernizimit. Për turqit që mbështesnin demokracinë, shpresa më e mirë për të ardhmen e vendit ishte Europa. Anëtarësimi zyrtar në BE do të shënonte përfundimin e suksesshëm të procesit të modernizimit. Edhe pse osmanët e kishin sunduar Lindjen e Mesme për një shekull, Turqia duhej të bëhej anëtare zyrtare e perëndimit.

Në vitin 1995 Turqia krijoi një bashkim doganash me BE-në. Në vitin 2002, kur erdhi në pushtet partia AKP (partia e Erdoganit, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi Islame) , vendi dukej se i kishte kthyer sytë përfundimisht nga Europa. Në bashkëpunim me lëvizjen e klerikut islamik, Fetullah Gylen, qeveritë e AKP, të drejtuar nga Erdogan si kryeministër, vazhduan me reformat e kërkuara nga BE në ekonomi, në institucione dhe në gjyqësor, duke hequr madje edhe dënimin me vdekje, një parakusht thelbësor për t’u anëtarësuar në BE.

Gjatë viteve të para me Erdoganin si kryeministër, Turqia pa një zhvillim të fortë ekonomik dhe modernizim të shpejtë, gjë që e solli më afër me BE-në. Në vitin 2011, kur nisi Pranvera Arabe, Turqia shihej si demokracia islamike që duhej të ndiqej si shembull, ku zgjedhjet e lira kombinoheshim më së miri me rendin ligjor dhe me ekonominë e tregut të lirë.

Sot, shtatë vite më vonë, duket sikur po flasim për një botë tjetër. Turqia po i rikthehet me shpejtësi emërtimit të mëparshëm, “i sëmuri i Europës”. Me atë vendndodhje gjeografike ideale, me potencialin e madh njerëzor dhe ekonomik që ka, Turqia duhej të ishte duke lëvizur drejt një të ardhmeje të shkëlqyer në shekullin e 21-të. Por tani po shkon prapa, drejt shekullit të 19-të, nën parullat e nacionalizmit dhe orientalizmit. Në vend që të përqafojë modernizimin perëndimor, Turqia po bëhet njësh me Lindjen e Mesme dhe me krizat e shumta të atij rajoni.

Erdogani, i cili e mori presidencën në vitin 2014, e ka udhëhequr Turqinë si gjatë modernizimit të shpejtë, ashtu edhe gjatë kthimit pas, me hapa po aq të shpejtë. Ai pati mundësinë të ndiqte hapat e Ataturkut dhe të integronte Turqinë me perëndimin, por dështoi.

Çfarë shpjegon kjo tragjedi? Një mundësi është që Erdogani ka fituar vetëbesim të tepruar pas zhvillimit ekonomik që erdhi para krizës financiare të vitit 2008. Një tjetër shpjegim është që mund të ketë mbledhur mëri ndaj perëndimit, për shkak të vonesave me proceset e integrimit në BE, si dhe për shkak të ambicieve të veta për pushtet, të cilat i ndoqi me sukses pas tentativës për grusht shtetit ushtarak në verën e vitit 2016.

Cilado qoftë arsyeja, Erdogani ka çuar dëm një mundësi të papërsëritshme si për Turqinë, ashtu edhe për botën islame. Lira turke po vuan një zhvlerësim të madh, problem që Turqia e krijoi me duart e veta. Madje, mund të shkojë edhe drejt falimentimit ekonomik. Sa më shumë e ndan besnikërinë midis Lindjes dhe Perëndimit, aq më shumë rrezikon Erdogani të destabilizojë Lindjen e Mesme. Konfliktet e brendshme etnike të Turqisë, sidomos me kurdët, kanë dalë sërish në sipërfaqe e madje shumë të dhunshme, edhe pse përvojat e të shkuarës kanë treguar se këto konflikte nuk zgjidhen dot me ushtri. Falë Erdoganit, Turqia tani është bërë pjesë e problemit në atë rajon, kur mund të kishte qenë pjesë e zgjidhjes.

Megjithatë, Turqia mbetet me rëndësi të madhe strategjike për Europën. BE-ja ka me miliona qytetarë me origjinë turke dhe Turqia do të vazhdojë të jetë urë midis Lindjes dhe Perëndimit, Jugut dhe Veriut. Nën regjimin e Erdoganit, Turqia nuk është më një kandidate e vlefshme për në BE. Por në vend që t’ia ndërpresë plotësisht procesin e anëtarësimit, BE duhet ta ndihmojë vendin që të stabilizohet e t’i shpëtojë demokracinë.

Fundja, gjëja e fundit që do Europa është të ketë një Turqi të destabilizuar. Sado simpati apo antipati të kenë për Erdoganin, siguria e Europës varet shumë nga Turqia, e cila ka mbledhur tashmë me miliona emigrantë dhe refugjatë që janë larguar nga Lindja e Mesme. Për hir ruajtjes së stabilitetit evropian dhe të demokracisë në Turqi, BE-ja duhet të angazhohet me durim dhe pragmatizëm, duke u bazuar te parimet e veta demokratike.

Joschka Fischer, Project Syndicate, 28 Gusht 2018

Joschka Fischer është ish Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zv/Kancelar në vitet 1998-2005. Gjatë mandatit të tij, Gjermania mbështeti me forcë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, dhe po me aq forcë kundërshtoi ndërhyrjen në Irak.



2 Comments

  1. padrejtesia eshte semundje e malle vdekjeprurese qe gjithnje terrheq drejt fundit vet ,po kush eshte padrejtesia ,eshte nje ide fjal dhe veprim jasht normales ,per te cilen flitet fetarisht ,shkencerisht dhe praktikisht qe ,shkatrron gjithcka,kjo vjen ,nga egoja njerzore per pushtet dhe para,njeriu nga natyra e tije ,lind i dobet dhe paditur ku diturin e fiton gjat jetes,por me ego pa fund sikur njerit ti jepet toka me gjith pasurit e saje nuk ngopet don te ket perseri gjithka ne dore ,lind pyetja po per kaq banore sa ka toka,nuk mjafton as gjithesia,,nderkohe qe gjith sebashku jemi te vendosur ne nje toke te perbashket nga krijuesi gjithesise,,i cili krijoj dhe persosi gjithcka me qellim te percaktuar,jo shkel e shko ,ku kete krijim rregull qellim ja beri te qarte gjinis njerzore me shpallje te njepasnjesheme deri tek permblellja shpalljeve kurane dhe synet,kjo eshte esenca,tani flasim per egon dhe rregullin ,me miliona vite krijim ,bota ekzistoj mbi bazen e rregullit pavarsisht bindjeve interesave racave fuqis ,marrveshjeve me drejtesi hak duke i respektuar ato,,shekullin e fundit shohim nje njerzim te grabitur nga padrejtesia ,dhe me nje orientim ,qe nuk i pershtatet ralitetit ne asnje espek fetar ligjor praktik as shkencore,sepse u ndertua me paralele ,ne politik ligje dhe veprim nga te fuqishmit ,ku flitej bukur dhe veprohej padrejtesish i fuqishmi ndaj te dobetit por duke rezatuar gjithnje bukurin ne kete forme permes sistemeve te operimit media drejtim financa teknologji,formim ,etj keta gati ua mbushen mendjen njerezve ,qe padrejtesia eshte drejtesi dhe e keqa e mire,ku ne kete forme te fuqishmit padrejtesin e bene sistem jete,po cfar ndolli ,solli natyralitetin natyral te gjitha gjallesave ,gjallesat pasqyruan veten ,dukurit ligjet masen kohen permes instinktit ,imunitetit ,kohes mases duke rritur kuptimin dhe bindjen ,qe ndollemi ne nje mashtrim te mall te papare ne historin njerzore,,faktet e te vertetes dolen ne pah si rezultat i zhvillimit,,njeriu ka logjik te shendoshe ,dhe ullzim prefekt nga krijuesi tije, ku ku ullzimimi ,[kurani dhe syneti,profetik]reflektojne zhvillimin ,dhe vet zhvillimi pasqyron faktet dhe gjithcka flitet ne te,nje filozof thot e verteta kalon permes tre faza zhvillimi ,1 mosperfillja 2 kundershtimi me force 3 berja evidente,tani ndollemi ne fazen e tret te kalimit saje ku e verteta behet evidente si domosdoshmeri domosdoshmerisht,per tu pranuar si pjese e shpirtit te cdo gjallese si frumarrja e jetes ne toke,si rregull i jetes funksionit te qartesis gjalleris zgjilljes shpreses,siguris paqes sepse permes te vertetes vlerave qe ka ,krijuesi percaktoj rrugen e zgjilljeve pa probleme,kurse njerzit permes padrejtesis ,egos se pushtetit dhe parase sollen rrugen e problemeve pa zgjillje,,faktet raliteti flet vet fetarisht shkencerisht dhe praktikisht,nuk ka zhgenjime me mundesi kontrolli presioni intrige ,force mbi popuj per ti mbajtur ,nen skllaveri ,kete e nxorren faktet rreagimet ,raliteti flet vet,ceshtja ndalet tek rivlersimi dhe vlersimi ,ralitetit ,ndarja problemi dhe pranimi zgjilljes,te asaj cfar sejcili ndjen dhe deshiron per vete ta ket ndaj te gjitheve ,me ndien j [formim ]me fjale [ligje ] dhe me veprim [zhvillim],e kunderta e kesaje njeriu kurr me nuk do te arrijne ate cfar deshiron per vete ,sepse edhe ajo do ti shkatrrohet,nga tjeret po zoti mallerishem drejtesin hakun te verteten kot se krijoj,harrut qe jeta ne toke eshte nje sprove e malle per ne,ne si njerez nuk jemi me cilesit e krijuesit per te krijuar zgjillje sejcili sipas tekave te tije,dhe per te thene jemi te plotfuqishem dhe pavarur ,nese dikush pretendon keshtu i kushdo mund ti thojne urdhero zgjill problemet njerzore pa fjal me veprim,por ket se ka asnje krijes vec krijuesit saje ,krijuesi cdo krijese e beri si llurat per krijesat tjera ndihmese dhe plotesuese ne dobi,permes nje zinxhiri unik percaktimi krijimi dhe veprimi ligjore te persosur,shohim tani qe te fuqishmit po rendisin suksesin tek forca fuqis ashpersis,me veprime jasht normales ne cdo aspekt te demeshme dhe katastrofike per te gjith,,por cfar po ndolle ,sipas ligjeve te zotit per natyralitetin njerzore,sejcili e don veten e vet ,ne esence por gjumtyret sipas veprimit qe bejne ,ligjet e krijuesit gjithesise,cdo dite me fakte po ja bejne te mundur bindjen qe kushdo cfardo qe te bejne ja ben vetes vet ,ne tre shkallet e veprimit ku krijuesi ka percaktuar pergjegjsine ne mendime ne fjale dhe veprimeku nese vepron te verteten sipas ullzimit zotit me drejtesi hak,zoti ka percaktuar vetem dobi [sukses shperblim ne dy botet ……/],e nese vepron ne padrejtesi ne kundershtim me ate cfar zoti ka leju vepruseve te se keqes zoti mallerishem ju ka caktuar ndeshkim ne dy botet,qofte per ato qe e veprojne qofte per hipokritet qoft per dyftyreshit qofte ,per ato qe heshtin perball padrejtesi duke u bere demtues te vetes,situata e pergjilleshme qe ndollemi eshte nje kestrem i vertete ,po te shihet raliteti me te verteten ,njeriu po shkatrron veten me gjymtyret e tije sepse ate ka mbjellur ati i ka sherbyer ajo eshte rritur dhe ne ate po kembengule,nesesa ndergjegja shpirti asnjerit nga ato qe hillen ne padrejtesi ndaj tjetrit nuk jua pranon,shkatrrimin dhe ndeshkimin e tyre por gjymtyret e tyre shkatrrimit tyre po i sherbejne,,sipas ligjeve te zotit perderi sa jemi krijesat e tije jemi te vendosur ne ambjentin e ku gjithcka eshte e tija funksionon sipas ligjit tije e jona eshte vetem zgjellja rruga qe ndjekim dhe veprat qe bejme te mira apo keqia ku e mira shperblehet prej tije dhe e keqa ndeshkohet,zoti mallerishem eshte hak me ligjet e tije na beri gjitheve obligim dhe pergjegjsi diturin per ta medituar mesuar dhe shperndare nder njerez ,qe sejcili te behet shpetues i vetes ne mendime fjale dhe vepra sipas ullzimit tije duke u bere ndihmes dhe plotesues ne dobi,zoti mallerishem per cdo periull te historise ka plotesuar ,meshiren e tije mbi krijesat e tije me furrnizim ,per gjinin njerzore ka plotesuar ullzimin ,ka gjenerata te tera studiuesish dietaresh shkencetaresh dobipruresish per cdo kohe,eshte tjeter se nuk perfillen manipulohen ,apo urrehen por i ftoj te gjith mos urreni veten duke urryer tjeret sepse shpirti juaj veten tuaj jua don shum duajeni veten duke dashur per tjetrin ate cfar deshironi per veten qe dhe tjeret tu duan juve ,sepse shpirti jua deshiron tu duan dhe respektojne ndihmojne te gjith por padrejtesia juaj ndaj ture i nderpret zhvillimin e cdo mirsie dobie zhvillimi,e nese ju nuk e doni veten tuaj ne kuptim sipas ullzimit zotit ,dijeni qe ne nuk jemi ato te urdherojme zotin qe ai te behet sherbetori jone ,te beje ai sic na intereson ne ,,e kur kete smund ta bejme dot ,sna mbetet tjeter ne dore ,duam apo zduam te na kap ajo cfar mendojme flasim dhe veprojme shperblimi apo ndeshkimi saje ,,un komentin nuk e bera per ti thene dikujte qe un di jam me i miri dhe ti je me i keqi por te gjith lindem te mire dhe gjith mund te kemi perfundim te mire tek zoti jone sipas ullzimit tije mundesise qe ai na ka lene ne dore ,un nuk flas nga pozita e te fortit por pozita e te drejtes hakut obligimit dhe pergjegjsise,perpara krijuesit tim ,[te perbashket],falnderimi i takon vetem te mallit zot i cili me mundesoj ta bej kete koment permes fjales se lire ,si perkujtim te mire nder njeres per tu ruajtur nga shkatrrimi ,sepse e verteta nuk humb asken me te verteten mbesin gjith krenare pa te verteten nuk ka jet qartesi gjalleri harmoni unitet sukses zgjillje siguri paqe shprese shpetim e verteta eshte ilaci sherues per cdo gjalles

  2. historia ka vertetuar se padrejtesia nuk ka dhene asnjehere zgjillje sukses dhe asnjehere nuk ka triumfuar ,kurse ashpersia forca qe sefundemi tenton te shperthejne jan tregues te fundit ndergjegjes ,pavarsisht se mundesit dhe zgjilljet paqesore ekzistojne por e mundeshme per te gjith per frut dhe sukse rendiment ne te eshte mesazhi pozitiv lar urrejtjes akuzave thacethemit fitnes ,hakmarrjes ,por me arsye fakte mirkuptim toleranc ,per vlersim ralitetin ndarje problemi dhe pranim zgjillje marrveshje dhe disiplina respekti ne domosdoshmeri ky eshte mendimi im i lire nese mendimi lire pranohet dhe respektohet ,pastaj jan tjere grupe shoqerore qe analizojne dhe ku ka baze arsyej si pergjegjes te dituris japin mendime duke perfituar dhe orientuar dobit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *