• |
ide | kryesore

Priste të bëhej baba, por Italia dëbon shqiptarin 28-vjeçar: I rrezikshëm!

Lajme, Të fundit



Italia ka dëbuar nga vendi një 28-vjeçar shqiptar pas dyshime për përfshirje në organizata terroriste në të kaluarën. Lajmin e japin mediat italiane të cilat nuk bëjnë të ditur emrin e shqiptarit të larguar për të cilin thuhet se ishte një radikal xhihadist dhe qëjtonte prej pak kohësh në Ravena.

Dyshimet e hetuesve italianë ishin se ai kishte pasur lidhje që në të kaluarën me organizatën “Jabhat al-Nusra” dhe elementë të Shtetit Islamik më pas. Sipas medieve italiane, shqiptari jetonte në Ravena me bashkëshorten e tij shqiptare, por me pasaportë italiane e cila ishte shtatzënë në muajt e fundit.

Hetuesit italianë kishin zbuluar se me lindjen e fëmijës së tyre, çifti i shqiptarëve do të rregullonin edhe statusin e babait të tyre duke kërkuar një leje qëndrimi me kohë të pacaktuar. Por policia italiane ka vepruar me shpejtësi dhe në një kohë rekord ka marrë vendimin për ta larguar shqiptarin e dyshuar si të rrezikshëm për sigurinë publike.

Paralelisht është nxjerrë një urdhër nga Ministria e Brendshme për dëbim nga vendi. Mëngjesin e së enjtes, zyra e emigracionit në Kuesturën e Ravenës ka ekzekutuar vendimin e dëbmit duke e përcjellë shqiptarin me një shoqërues në aeroportin e Fiumicino nga edhe është sjellë në Shqipëri me një avion të linjës Romë – Tiranë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *