• |
ide | kryesore

Rangers një hap pranë Eros Grezdës, por ka një problem

Sport



Eros Grezda, sulmuesi i majtë i përfaqësueses së Shqipërisë, sipas The Sun për Skocinë, është një hap pranë kalimit në kampionatin skocez me Rangers. Skocezët janë gati të konfirmojnë nënshkrimin me sulmuesin e Osijek – por palët janë ndalur në klauzolën e shitjes.

Rangers kanë bërë 12 blerjë në këtë verë, i fundit është sulmuesi Kyle Lafferty nga Hearts, por tekniku i ri Steven Gerrard nuk e ka mbyllur ende me merkaton.

Insistimi për Grezdën ka ardhur në kohën kur sulmuesi Jamie Murphy është dëmtuar rëndë në gju, duke i detyruar Rangers të gjejnë një lojtar të ri, pa humbur cilësinë.

The Scottish Sun raporton se Rangers ka aktivizuar klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Grezdës, prej £1.8milion paund, për ta marrë nga Osijek dhe transferimi i shqiptarit në Ibrox duhet të konfirmohet me orë.

Lojtari i kombëtares shqiptare është i dëshiruar për një lëvizje në Glasgow, por sipas asaj që bëhet e ditur Rangers janë bllokuar nga klauzola e shitjes, me Osijek që kërkon të mbajë 20% të kartonit.

23-vjecari ka shënuar 8 gola për Osijek sezonin e kaluar, pasi erdhi nga Lokomotiva, ndërsa ka luajtur edhe 6 ndeshje dhe ka shënuar një gol për Shqipërinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *