• |
ide | kryesore

Reagon Gjykata e Strazburgut: E vërteta e takimit Bianku – Biba në kafene në vitin 2014

Lajme, Të fundit



Gjyqtari Ledi Bianku ia ka referuar Gjykatës së Strasburgut si “të papërshtatshme” kërkesën e Denar Bibës në takimin që ata kanë pasur në vitin 2014. Këtë qëndrim, Bianku ia ka shprehur menjëherë pas takimit të ndodhur në një kafene në Strasburg, presidentit të Gjykatës, Dean Spielman.

E pohon këtë vetë gjykata, ne një sqarim për Tv Klan, teksa jep detaje për takimin dhe për natyrën e kërkesës së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas pretendimeve të gjyqtarit Bianku.

“Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me Qeverinë Shqiptare (z. Denar Biba) kontaktoi z. Ledi Bianku, gjyqtar për Shqipërinë, duke kërkuar që Gjykata të shtyjë shqyrtimin e çështjeve në lidhje me kthimin e pronës. Gjykatësi Bianku i tregoi këtij personi se një qëndrim i tillë ishte i papërshtatshëm dhe menjëherë informoi Dean Spielmann, President i Gjykatës Evropiane në atë kohë. Ai më pas e njoftoi Presidentin aktual të Gjykatës, Guido Raimondi, sapo ai u zgjodh në detyrë” – thuhet në reagimin e gjykatës.

Megjithatë, gjykata e Strasburgut thotë se ky episod nuk ndikoi ne vendimin përfundimtar për ta pranuar kërkesën e delegacionit shqiptar për të shtyrë shqyrtimin e çështjeve për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Në vitin 2014, në të njëjtën ditë të takimit Bianku – Biba, kërkesa u refuzua për arsye se vendimin s’mund ta merrte presidenti i gjykatës, por u pranua në vitin 2016 nga Dhoma relevante e saj.

“Kërkesa zyrtare për shtyrjen e rasteve në lidhje me kthimin e pronës është bërë në të njëjtën datë në një takim midis autoriteteve të Gjykatës Evropiane dhe autoriteteve shqiptare. Kjo kërkesë mori të njëjtin refuzim të plotë. Në veçanti, çdo vendim i tillë ka qenë në kompetencë e Dhomës, tek e cila rastet ishin në pritje të shqyrtimit dhe nuk mund të merreshin nga Presidenti i Gjykatës. Për më tepër një kërkesë e tillë mund të shqyrtohej vetëm në përputhje me rregullat normale procedurale.

Më pas, në vitin 2016, Dhoma relevante e Gjykatës vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtyre rasteve. Megjithatë, kjo shtyrje nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Gjykatësi Bianku nuk mori pjesë në këtë vendim, sepse ai ishte tërhequr nga këto raste” – thuhet në reagimin e gjykatës së STrazburgut.

Teksa thekson se takimi Bianku – Biba nuk pati lidhje me vendimet e saj, gjykata e Strasburgu sqaron gjithashtu se të gjitha vendimet për rastet merren në një formë gjyqësore dhe në përputhje me procedurën e përcaktuar në Rregulloren e Gjykatës.



12 Comments

  1. Po tani si do justifikohet DE.ARI ,apo dhe gjykata e strasburgut e ka hequr fjalen e tij nga konteksti.Lum ne per keta bandite qe kemi.

  2. ”’ ky episod nuk ndikoi ne vendimin përfundimtar për ta pranuar kërkesën e delegacionit shqiptar për të shtyrë shqyrtimin e çështjeve për kthimin dhe kompensimin e pronave. ”’

    Pra gjykata e strasburgut e paska pranuar kerkesen e delegacionit shqiptar . Cfare i mbeti keti Binakut tani ?

    1. Jo, nuk pranoi shtyrjen e vendimeve. Pranoi te mos gjykonte per pak kohe rastet e reja, por jo te mos ekzekutoheshin vendimet. E thone qarte biles qe nuk mund te pranonin kurre marreveshje per keto.

      Dhe me shume gjasa, do terhiqet edhe nga kjo shume shpejt pasi kompensimet e qeverise jane qesharake.

  3. Nuk e kuptoj , perse PDja e mbajti ne sirtar kete pergjimin per gati 4 vite ?

    Qe ky Binaku doli gure shahu ne duart e PDs , kjo nuk ka diskutim . Problemi eshte a eshte vertet SHANTAZH i Denarit apo thjesht nje kerkese midis miqsh .

    Mua nuk me duket shantazh. Pa mendoni se si lobojne grupet e fuqishme te interesit ne cdo cep te Burkselit.
    EU eshte nje arene e vertete lufte midis lobuesve te ndryshem. Mos harroni , jo me shume se 3 vite me pare presjoni qe i beri Greqia gjykates se strasburgut qe te mos shqyrtonte ceshtjen e emrit te maqedonise .

    Per njerzit qe punojne ne strazburg kjo gje eshte fare normale.

    Ajo qe nuk do te ishte normale do te ishte nese Binaku do te ishte pjese e trupes gjykuese qe do te merrej me ceshtejt . Ketu do te kishte konflikt te paster interesi.

    1. Përpiqen soc-komunistët, këlyshë të Çokëve që në çdo formulim deklaratash të institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë apo politikës, të gjejnë ndonjë fjali të pakjartë, për të shfajsuar sojin e tyre.
      Po kush i sekuestroi gjatë 5 dekadave të gjitha pronat private në Shqipëri sa kish ngelur që “me ligj” t’ju a sekuestronin edhe ujin e ajrin ?
      A mos ishte PD e “Saliu” ?
      PPSH ishte, kjo që sot quhet PS apo “rlilindje” e krimit.
      Erdhi puna deri aty sa “pronë private” kishin ngelur vetëm pulat, por edhe ato shkonin Pali Miskat nëpër fshatra, e të gjorët kooperativistë, detyroheshin t’ja shtronin atyre ne tavolinë të pjekur.
      Nëse edhe sot, drejtësinë për pronat do ta bëjnë këlyshët e Bardhok Bibës apo të Çokut, padyshim se edhe në Bruksel ka nga ata “lobistë” të diktaturave komuniste, por kjo nuk ka sepse të gëzojë shqiptarët.

  4. Ca shantazhi o koqet e lapsit ajo esht mhb midid dy personave qe njihen dhe flasim per ca kan ardhur ne strasburg dmth qeveria e meoarshme kish len nj Mut te madh pe te shplare pronarve nga shkeljet qe kish bere, qeveria e re e kish marr shtetin grop nga te gjitha anet me e madhja Cez ku Familjet Sytope dhe Kokmedhenjt e Skrakarit kishin rrjep shqiptaret, te gjendur ne ato situata i behet kerkes Strasburgut qe te shtyhen vendimet qe jane marre per shlyerje te pronareve ne nje kohe te dyte. Tani del caporal Bianki si skuth robqir PD-je qe eshte dhe mbas 4vjetesh mhb gjoba leshoi tymsen e fundit e shikon nga dritarja e Sytopeve mos e pranojn ne parti se per vend tjeter zor se gjen pun. PD ( partia e degjeneruarve)

    1. Eh morr rrot kari po ça flet ed rama don tju mohoje tedrejtat popullit shqiptare per pronat e tyre ti han mut ketu bla bla

  5. Eh morr rrot kari po ça flet ed rama don tju mohoje tedrejtat popullit shqiptare per pronat e tyre ti han mut ketu bla bla

  6. Pisllek komentet, te qelbur shtetaret, servile zullumqaret. Sot pushtuesi i tere pushteteve eshte kllouni RAMA, e kete kush se pranon, duhet te jete servil, e ipa kuptueshem me moralin e demokracise. Kjo eshte lufta ne mes te rese demokratike, dhe pasardhesve mashtrues qe kane pushtuar pushtetin, e mashtrojne edhe europen, e disa politikane te pergjumur te saj. Jetoni me kohen, me jeten e perditeshme qe po na e nxine ky pushtues, qe mendo vetem per bandat e zagaret e tije. Kete te shohim, e ta ndreqim, se perndryshe vendin keta do e cojne ne rrokullisje e faliment. Monstra komentuesi,,,BERT, eshte pasqyra me e mire e qelbesirave pushtetare.

  7. Ti saliu vogel flet njesoj si madhi,kush eshte me mue eshte i mire kush nuk eshte me mue eshte komunist agjent.ruaj veten fax mos ha te njejten corbe te salivarit se nuk i dihet cfare ndodh kur te dalesh per gjueti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *