• |
ide | kryesore

SHBA: Turqia nuk mund të qëndrojë në NATO nëse vazhdon të blejë armë ruse

Planet
james-mattis.jpg



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth blerjes nga Turqia të një sistemi rus për mbrojtjen nga raketat që nuk mund të integrohet në NATO.

Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë paralajmëruar Turqinë se do të jetë objekt sanksionesh dhe se blerja prej saj e avionëve luftarakë nga firma amerikane Lockheed Martin rrezikohet, nëse Ankaraja nuk heq dorë nga planet për sistemin rus, shkruan voa.

“Është e qartë, se duke sjellë Turqia një sistem rus anti-ajror dhe anti-raketë në një vend të NATO-s, ne nuk mund ta integrojmë këtë vend në NATO. Po, kjo na shqetëson dhe ne nuk e rekomandojmë këtë,” – u tha Mattis gazetarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *