• |
ide | kryesore

“Shpëtoni ushtarin Son”, për këtë duhet mundur Japonia

Sport



Son Heung Min gati ia doli ti shpëtojë shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Korenë e Jugut, por ka përpara edhe një pengesë të fundit. Sulmuesi i Tottenham ka arritur finalen e Lojërave Aziatike e duhet akoma të mundë Japoninë: vetëm me një fitore mund të evitojë thirrjen në ushtri. Për koreanin parashikohen 90 minuta në tension të lartë: në rast triumfi mund të vazhdojë karrierën e tij në Premier League.

Ligji në Korenë e Jugut është detyrues për të gjithë meshkujt: brenda moshës 28 vjecare duhet të kalojnë 21 muaj në ushtri, ku fitojnë 100 euro në muaj. Vetëm nëse për merita sportive lirohen nga detyrimi. Meritat sportive bëhen të njohura vetëm për kombëtaren në botë. Ndodhi në 2002, kur Korea mbërriti e katërta në Botërorin e shtëpisë: të 23 futbollistët i shpëtuan shërbimit ushtarak. Tani i takon Son të bëjë historinë e vendit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *