• |
ide | kryesore

Sinjali nga BE/ Propozimi i Ramës për të tërhequr 20 azilantë një bllof?

Arkiva, Kryesore



Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e opinionit Italian dhe atij ndërkombëtar, Edi Ramaë i shtriu dorën e bujarisë shqiptare qeverisë italiane për të tërhequr 20 nga kërkuesit e azilit të anijes Dicotti. Por e gjitha mund të konsistojë vetëm në një shou mediatik qëë i intereson si qeverisë populistë të Romës po aq edhe asaj socialiste të Shqipërisë. Sepse sipas rregullave dhe ligjeve të BE-së, asnjë prej kërkuesve të azililit në një vend të Bashkimit Europian nuk mund të dërgohet drejt një vendi të tretë pa u shqyrtuar më parë kërkesa e tij. Ose në të kundërt, ky vend i tretë, mund të jetë vetëm vendi nga është nisur ose shteti i tij i origjinës. Për në këtë rast, Shqipëria nuk është as njëra dhe as tjetra.
Nëse 100 prej afrikanëve të shpëtuar nga mbytja janë sistemuar në Romë, 39 të tjerë po qëndrojnë në pritje në qytetin siçilian të Mesinës, në mënyrë që sipas marëveshjeve paraprake të dërgohen drejt Shqipërisë dhe Irlandës, dy vendeve që e kanë pranuar zbarkimin e tyre.
Por, gazeta Italiane Il Giornaleë i është referuar burimeve të BE-së në Bruksel që pretendojnë se kjo gjë nuk është e mundur.

Lexo më tej:

Lubonja: Pse po i merr Rama emigrantët afrikanë

“La Repubblica”: Marrja e 20 emigrantëve nga Shqipëria drejt dështimit

Burimet e Brukselit bëjnë të ditur se marëveshja e Ramës me qeverinë Italiane është e ngjashme me propozimin austriako- danez të korrikut të shkuar që donin të dërgonin në vende të treta kërkuesit e azilit që zbarkonin në kontinentin e vjetër. Por BE e hodhi poshtë këtë propozim duke e konsideruar atë si “illegal”.
Sipas dokumentit të Komisionit, “dërgimi i një azilkërkuesi në një vend të tretë pa e vlerësuar kërkesën për azil përbën një refuzim apriori dhe nuk lejohet nga BE dhe ligji ndërkombëtar” u tha atëhere.
Të njejten linjë ka ndjekur së fundi edhe zëdhënësja e BE, Natasha Bertaud.
“Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç është parashikuar në marrëveshjen e arritur mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Italisë në rastin e Diciotti, Italia duhet të marrë pëlqimin e refugjatëve,” i ka thënë ajo gazetës Italiane. Megjithëse ajo ka theksuar se për një çështje të veçantë duhen shqyrtuar shumë detaje, ajo ka nënvizuar përlqimin e vetë personave që kërkojnë azil.
Po, a mund të dojë një refugjat afrikan që ka rrezikuar jetën për të shkuar drejt Europës të përfundojë në Shqipëri? Kjo pritet të shikohet. Deri më atëhre 38 alilkërkuesit do të qëndrojnë në Mesina dhe bujaria e Ramës do të mbetet një gjest propogandistik bujarie.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Kjo dihet, por mesazhi dhe loja e Rames eshte e qarte. Ato mund te lexohen keshtu. “Ne si qeveri jemi te gatshem tu nxjerrim nha grerçi ku jeni futur, vetem se tani ju takon ju te merreni vesh e te ndryshoni ligjet e BE per emigracionin per te shmangur konventat nderkombetare. E gjithe kjo ne kembim te mbeshtetjes nderkombetare te qeverise aktuale te Shqiperise. Me sakte çelejen e negociatave BE – Shqiperi gjate presidences se radhes, se Austrise.”
    Me pak fjale per hire te pushterit e zullumeve personale ta bejne Shqiperine kazanin e ballkanit e europes se ne jemi te gateshem. Dhe me propozimin per 20 emigrant thjesht ju kujtuam se ne jemi ketu dhe i qendrojme marrveshjes se fshehte gjate Samitit te Sofies.

  2. O njerez, hiqni dore nga interpretimet, apo gjoja zbulimi i strategjive te ndjekura nga Rama. Rama eshte kryeidioti i ketij vendi. Mos e shisni per politikan kalibri. As i intereson as merret me keto pune.
    Mezi pret Juven te dielen

  3. une kaloj ku te kesh qejf ti o moterqire. me thuaj ku do te vi po te rrjep si kec o fisqire qe me ben trimin

  4. o komentues( Bert + I paemër) … pse beni lojen e politikaneve, mos beni gladiatorin ndersa ata ulin e ngrene gishtin. nuk ja vlen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *