• |
ide | kryesore

Tare bllokon sulmin e PSG dhe vendos veton për Milinkovic Savic

Sport



“Milinkovic do të mbetet në Roma e do të vazhdojë të luajë për Lazion”. Agjenti i mesfushorit serb Mateja Kezman i ka dhënë fund zërave të orëve të fundit të merkatos, në lidhje me tratativën mes PSG dhe Lazios për 23 vjecarin. Sipas asaj që bëhet e ditur, klubi po tenton të rinovojë kontratën me Milinkovic dhe takimi i parë mes Kezman, Drejtorit Sportiv Igli Tare dhe presidentit Claudio Lotito është kryer. Ka qenë vetë Tare që ka vendosur veton për qendrimin e mesfushorit serb, nga i cili shpreson një përsëritje të sezonit të rëndësishëm, në mënyrë që vlera në treg të rritet edhe më shumë.

“Milinkovic do të qendrojë me ne”, kishte përsëritur në disa raste Simone Inzaghi në javët e fundit dhe kjo bindje e teknikut ishte krijuar nga premtimi që kishte bërë drejtori sportiv. Nga ana tjetër Lotito ka qenë gjithnjë i qartë: për serbin do të dëgjonte vetëm oferta që shkojnë në cmimin e përcaktuar 120 milionë euro.

Të shumtë kanë qenë pretendentët për Milinkovic në këtë sezon veror: Juventus, Milan, Real Madrid, United e PSG. E pikërisht francezët kanë bërë tentativën e fundit, sipas një raportimi se agjenti i lojtarit është takuar në një hotel në Paris me Drejtorin Sportiv të PSG, Antero Henrique, por të bllokuar edhe një herë nga Lazio që është gati ti ofrojë një kontratë deri në 2023 me tre milionë euro në sezon, prakikisht dyfishim i pagesës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *