• |
ide | kryesore

Video/ Arenë përleshjesh në Santos-Indipendiente, kaos i plotë në Brazil

Sport



Kupa Libertadores nuk është një turne për zemra të dobëta dhe e konfirmoi bindshëm ndeshja mes Santos e Independiente, e mbyllur me polemika e me kualifikimin e argjentinasve në raundin tjetër. Si ndeshja e patë ashtu dhe ajo e tkhimit kanë rezervuar surpriza që e cuan ndeshjen në një kaos total, e me rezultatin 3-0 në tavolinë për skuadrën argjentinase, pasi në fushë u mbyll 0-0. Fitorja në tavolinë për Independiente u vendos sepse Santos ka nxjerrë në fushë uruguaianin Carlos Sánchez, i skualifikuar për një sanksion të marrë në kohët kur luante për River Plate.

Skualifikim që lojtari nuk e kishte kryer, sepse luajti më pas për 3 vjet në europë. Por dënimi mbetet, duke i kushtuar Santos humbjen në tavolinë. Brazilianët kanë bërë ankimim, duke kujtuar precedentin e Bruno Zuculini, që luajti për River Plate, pasi klubi kishte kërkuar leje. Një gabim i Federatës që lejoi futbollistin të kryente dënimin në ndeshjet e tjera. Santos nuk ka bërë kërkesë, por në sistemin informatik Sanchez ishte i pasanksionuar dhe në fund erdhi dënimi. Një situatë që tifozët e kanë interpretuar si dy standarte.

Vendimi shkakroi tërbimin e tifozëve brazilianë, sjellje që karakterizoi ndeshjen e kthimit. Ndeshja u mbyll 0-0, 12 minuta para kohe me vendim të arbitrit, që nuk e pa të mundur të vazhdohej të luhej më tej, duke parë hedhjen e sendeve të forta në fushë nga tifozët vendas dhe invazionet e fushës.




2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *