• |
ide | kryesore

AKU bllokon 1.6 ton mish, përpunohej ilegalisht në kushte skandaloze brenda pikës së basteve

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar Ushqimor në Tiranë në bashkëpunim me krimin ekonomik kanë evidentuar një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto” që përpunonte ilegalisht mishin dhe nën produktet e tij në kushte skandaloze – për rrjedhojë sjell rrezikshmëri të lartë për sigurinë ushqimore.

Konkretisht, AKU konstatoi se subjekti MILITA DASIC me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto” me Nipt L81308019L përpunonte, ambalazhonte dhe tregtonte produktet (10 kg mish i grirë, 10kg fileto, 50 kg brumë qofteje dhe 50 kg lëndë e parë mish,) në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pa shoqëruara me etiketë. Pra, ky subjekt është i regjistruar për “bar-kafe/lloto” dhe jo për “prodhim/përpunim mishi”.

Për më tepër, gjatë inspektimit u konstatua se subjekti i sipërcituar, disponon edhe një tjetër ambient (magazinë) të regjistruar në QKL, me aktivitet specifik: Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar (120 kg qofte, 48 kg shishqebap) si dhe 1342.8 kg mish dhe nën produktet e tij të me mungesë të plotë dokumentacioni.

Për sa më sipër ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 2.200.000 lekë, bllokim të produkteve në sasinë 1630.8kg (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit) si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues, tregtues (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit).



1 Comment

  1. Ja pra qe “Fundi i marrezise” i ka dhene efektet – jane hapur qendra pune ne vendet e llotove. Jane punesuar kasape aty ku punojne dhe kameriere. Luhet pak bixhoz, por, kur te mbarojne leket, mund te lesh 20 kg qofte peng….
    T’rroj’ Partia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *