• |
ide | kryesore

Basha: Sulmi ndaj gazetares, pasi nxorri lidhjet e Shullazit me deputetin e PS-së

Lajme, Të fundit



“Kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë”. Kështu tha sot kreu i PD-së Lulzim Basha në një reagim për ngjarjen e rëndë të orëve të para të mëngjesit, kur u sulmua me armë shtëpia e gazetares së News 24, Klodiana Lala.

“Në vendin tonë të stërmunduar nga krimi dhe korrupsioni, sot u realizua dhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve të sunduara nga krimi: Familja e gazetares Klodiana Lalla është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e sja në shtëpinë e prindërve të saj. Mesazhi ëhstë i qartë: Kush nuk i bindet krimin, e ka fundin të shpejtë! Dua të shpreh mbëhstetjen time për çdo gazetar të palëkundur nga krimi, u them atyre dhe çdo shqiptari që nuk do të qeveriset nga krimi: Duhet të luftojmë, duhet të përballemi! Sa herë media hesht, krimi triumfon!”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, sulmi ndaj gazetares ka lidhje me punën e saj. Basha tha se Klodiana Lala ka publikuar lidhjet mes deputetit të Ramës, Jurgis Cyrbja me bandën e Shullazit.

“Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm! Dhe kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh krimi po triumfon, sepse ai bashkëqeveris me Edi Ramën! Falë bashkëqeversijes me Ramë, këto 5 vjet Krimi kontrollon kupolen e policise dhe ministrine e bremdshme. Prej bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, sot Shqipëria nuka ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata”, tha Basha.

Vetë gazetarja ka thënë se sulmi ndaj saj ishte për ta frikësuar.

© LAPSI.al 



9 Comments

  1. Po punojne njesitet guerilje te -PKSH-qe te frikesojne dhe te terrorizojne armiqte e brendshem qe po sabotojne duke u nxjerre ne pah lidhjet e ngushta te qeveritareve me njerzit e krimit.

    1. hej ti gojdhir stalini ik qoi vellaun e mitur roshit,motren xhelilit se te japin pall frroku pastaj ku i dihet ku.me dhjerje stalini si rama as nje kotec puke nuk behet per te qen e lere shtet.qelbesir po.

  2. Deklarat e lulit ne funksion te shtatorit qe po vjen,mobilizohuni mitingash rrugesh,mitingash komentues ne sulm deri ne fitoren perfundintare.

  3. Doli -autiku – jone Bert moj Ermonela nuk le lajm pa shkruar brockulla -ilacet-servis-trust i geshtenjave-tani shtatori -shtatori-sa here e kam porositur prape llomeotit.

  4. Doli elisa nga bordellot e salikarit qenke lodhur nga puna ne bordell,kerko pushim qe te jesh gati ne shtator ke bordelli i ri.

  5. Bert palloshi,,, keshtu do e keshe pseudonimin nga une, me qe nuk po le rast pa dale e te sulmosh, e te shpifeshper opoziten, jo se une jam antar, jo ,, por per situaten qe kodoshet, bushtrat, si ky Berti, i kane bere ketij vendi dhe ky na ben humor me shtatorin. Po do e shohe e do ta provoi edhe shtatorin kydebil koqe komunisti, qe me sa duket i hidhet ndonje kothere gjskundi, e del e leh ketu cdo dite. Kerrma e qelbesirave, qe po qelb edhe kete portal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *