• |
ide | kryesore

Beteja për teatrin është para së gjithash politike

1, 2, Ide

Edi Rama ka vendosur ta nisë këtë sezon me votimin për shembjen e teatrit dhe kjo i heq gjithëkujt çdo dyshim se çështja e tij është para së gjithash politike. Për një kohë të gjatë, si pasojë e falsitetit dhe taktikave të gabuara atë opozitës, beteja e mbrojtjes së godinës së vjetër italiane iu la në dorë, herë disa aktorëve që kishin punuar dhe kontribuar aty, herë idhtarëve fanatikë të mbrojtjes së trashëgimisë dhe herë ndonjë nostalgjiku të pareformueshëm të pjesëve të soc -realizmit që ishin luajtur në atë sallë.

Lexo me tej:

Rindizet konflikti / Ruçi shpall datën kur do rivotohet shembja e teatrit

Natyrisht të gjithë ata ishin në të drejtën e tyre për të mbrojtur kauzat që donin. Nostalgjia për vendin e punës (megjithëse shpesh herë ajo rezultoi e shitshme për pak para), shqetësimi për përçudnimin e memories së qytetit, ruajtja e trashëgimisë së tij, qenë beteja që duheshin respektuar, veç e veç. Në një farë mënyre këtë bëri për shumë kohë edhe opozita, duke lënë të kuptohet se beteja për teatrin ishte një betejë e aktorëve, një preokupim i do ca pak intelektualëve skrupulozë, apo i ndonjë fanatiku të mbrojtjes së Tiranës së vjetër.

Por, fatkeqësisht, asnjëra nga këto kauza nuk del dot në pah, po nuk u kuptua arsyeja e vërtetë se përse Rama dhe Veliaj i shpërfillën dhe më pas u munduan t’i manipulojnë ato.

Ajo nuk lidhet as me debatin estetik mbi të bukurën dhe me të shëmtuarën, as me atë sqimëtar mbi historiken dhe modernen, e aq më pak mbi atë e se ç‘lloj institucionesh kulturore do të kemi nesër.

Historia e Teatrit Kombëtar është shkurt dhe shqip një megaprojekt grabitjeje, nga i cili fitohen mbi 200 milionë euro.

Pikërishtë për këtë arësye  Edi Rama i dha pa garë dhe konkurim Shkëlqim Demir Fushës të drejtën për të ndërtuar 6 kulla në një tokë publike.

Pikërisht për këtë qëllim ai gënjeu sikur ky ishte një propozimi i kompanisë “Fusha”, ndërkohë që vetë arkitekti danez Bjarke Ingels deklaroi në Top Story se projekti i ishte kërkuar nga vetë Rama.

Pikërisht për këtë “Fusha” e hipotekoi pas marrjes së vendimit për shembjen, atë copë trualli që si gozhda e Nastradinit e lejonte ta trajtonin si pronar të tokës.

Pikërisht për këtë, jashtë çdo ligji të Republikës, u anashkalua votimi nga Këshilli Bashkiak i tjetërsimit të një trualli publik dhe u shpik ligji special që duhej të votohej nga parlamenti.

Pikërisht për këtë, në sipërfaqen prej 6200 metrash, ku do të ngrihen 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të jetë më i larti në Tiranë 63.47% edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit, do të jetë 6.6.

Pikërisht për këtë i gjithë operacioni po kryhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit dhe nuk mund ta ndalë dot Ligjin special.

Pra, nuk ka asnjë dyshim, që në emër të kësaj grabitjeje skandaloze janë thyer të gjitha rregullat, ligjet dhe normat. Eshtë aroma e fortë e 200 milionë eurove që i bën të pandjeshme protestat e aktorëve apo militantëve të trashëgimisë. Është joshja nga to që ka nëpërkëmbur çdo parim dhe institucion.

Prandaj, një grykësi e këtyre përmasave, nuk mund të përballohet as vetëm nga ata që qëmtojnë shkrime dhe fotografi të vjetra dhe as nga ata që kanë nostalgji për të mbathurat e Violeta Manushit. Ajo e ka tejkaluar cakun dhe përmasat e mundësisë së tyre. Ajo tashmë ka vënë para përgjegjësisë opozitën e vendit, e cila duhet të përdorë të gjitha mënyrat për t’i thënë ndal njërës prej grabitjeve me spektakolare të rilindjes.

Përpara dyshes PD- LSI, nuk ka më rrugë tjetër. Nga 13 shtatori ata duhet të fillojnë betejën në Kuvend për mbrojten e teatrit. Dhë nese dështojnë aty, ashtu siç janë gjasat, ata nuk ka më kuptim të ulen në atë sallë. Ata s’mund të bëjnë më fasadën e një parlamenti normal, ndërkohë që rruspat e paligjshme të grabitësve sanksinojnë dhunën dhe vjedhjen.

Në këtë kuptim, beteja për teatrin është guri i provës për opozitën. Sepse në pikën që ka mbërritur, ajo nuk është më as vetëm një çështje estetike, as vetëm më një çështje artistike, as vetëm më një çështje historike. Ajo është shndërruar në një kauzë që do përgjigje me armë politike.

©Lapsi.al

20 Comments

  1. Te lumte!

    Por nuk eshte e sakte qe beteja nuk eshte kthyer tashme te problemet ligjore e politike. Nese ndjek deklaratat e Aleances ne FB, letrat qe i kane derguar Presidentit e Brukselit, jane te gjitha te bazuara tashme ne keto probleme.

    Ne nje fare menyre, Veliaj ju beri nder duke blere ata artiste qe nuk kishin bythe te kundershtonin per problemet reale e donin te flisnin per problemet estetike. Kur e pane qe debati u be i forte dhe e shiten veten, ne nje fare menyre lehtesuan ata qe mbeten qe te flisnin vetem e vetem per problemet ligjore e politike.

  2. Z. Bushati,

    perse e kalon topin vetem ne fushen e opozites parlamentare? Po opoziten jashte-parlamentare, shoqerine civile, pse e harron? A do te dalesh ti vete ne rruge per te mbrojtur TK? A do tu besh thirrje lexuesve te Lapsi.al per te dal ne proteste?
    Nuk pyet Rama për PD dhe LSI se ata ai i ka hedhur me tuc prej kohesh. Basha dhe Meta jane te diskretituar dhe nuk u prish pune prishja e Teatrit, madje ata mund te kerkojne kapital politik nga shembja.

  3. E kush shkon ne teater,Basha apo Paloka apo Mziu.,ndoshta Bushati ben thirrje per lufte sepse fitohen 200 milione,por kush do ta udheheqe kete beteje te nastradinit..s’ka asnje figure,te gjithe jane superhajdute dhe nuk kane moralin te flasin per vjedhje apo per ligje.Blushi ,psh eshte nje figure potenciale se si i dhjeu te gjithe te partise vetem per para uh cfare ka thene dhe sterthene Blushi dhe shoket e tij,por praktikisht edhe Bushati dhe me ate fytyre vrare lije shkuliap rrine dhe presin ndonje kocke.As nje qime bythe nuk do te hiqja,per asnje.

  4. Që kjo aferë është një rast ku Rama mund të shkulë një dorë të madhe lekësh, kjo nuk ka pasur dyshim që nga fillimi. Pallavrat e tyces Mirela Kumbares dhe Verion Cunakut fshehin te verteten lakuriqe: qe dhenia e truallit me te shtrenjte te Tiranes nje firme qe eshte perfituese e perhershme e kontratave me lukrative te ketij regjimi, behet qe te mbushe xhepat kryehajduti Rama – te tjeret do te marrin copen e tyre. Ajo cope rruge pedonale – e bere me nismen dhe leket e BAshkimit Europian – do te kthehet ne nje katrahure dhe do te humbe gjithe kuptimin e saj; popullata dhe makinat do te shtohen dhe dendesia do te behet e padurueshme. Kullat e shpifura do te gjenerojne me shume mbytje, ndotje dhe zhurma. Besoj qe nuk ka qytetar qe nuk e kupton kete. Por e trishtueshmja eshte qe Tirana ka pak qytetare dhe shume katunare. Ka shume pak qe protestojne dhe teper shume nga ata qe lajkatojne. Pikerisht duke pare apatine e shumices Rama luan me arrogance sepse nuk ndjen presion nga publiku. Se nga prokuria apo gjykatat as i trembet bytha – ato i ka ne dore.

    1. T hyft hajdarmalluta mor pervers dhe impotent (rilindas qadrist 17.30)qi ofendo popllin. Poplli nuk ka faj qi rama tall kokrrat me ty edhe shokt e tu.

      1. O popull shumë qibar qenke, apo të dogji se të kujtoi origjinën kur shisje shalqinj.

  5. Eshte ne dinjitetin e cdo shqiptari, ti thote ndal ketij projekti, qe vjen ere vjedhje, pushtim toke, zaptim i hapesires publike.
    Fakti qe e ka marre e njejta kompani qe perflitet dhe ka fituar pjesen me te madhe te tenderave, kuptohet qe kemi te bejme me nje skeme tebpaster korruptive. Ky shtet eshte i varfer, por 3-4 mln euro, qe duhen per nje teater bashkekohor, nuk i kaper gje fare. Se ku do ndertohen 6 kulla aty, vetem fantazia e Rames mund ta imagjinoj.
    I duhet thyer hunda ketij krye hajduti ordiner, qe vetem vjedh e vjedh ne krye te nje cete qe ka vjedhur qe diten e pare ne pushtet , si per dite te fundit.
    Nuk ka mevoje te bej thirrje as basha as mona. Ata nuk frymezojne kerkend, perkundrazi.
    Duhet te reagojme si popull, si shoqeri civile.

    1. Me mire do kishte qene te na udhehiqte Shullazi apo ndonje nga 19 te denuarit e parlamentit, apo ndonje nga banditet qe perfitojne cdo dite nga fondet publike, por ce do se jane me bluze te kuqe dhe gezojne llokmat e pushtetit rilindas…

  6. mire e the plaku Mere, mire e the….200 melona euro, fjalet e teperta jane fukarallek. Le ti bejme nje pyetje vetes; A jemi ne nje popull i denje per kete toke e histori?

  7. More bushat komunisti i ri bere shkrim te gjate por nuk ke asnje fjale per pronaret e vertete te truallit mbas teatrit kaq inat i ke keta pronar qe kerkese te tyren kane investimin ne pronat e veta,duam dhe ne te jetojme me mire,e kemi kete te drejte apo jo.per te tjerat vazhdoni llomotitjen politike si gjithmone.

    1. Z. Sabri nëse këni sy që të lexoni e tru që të kuptoni do ishte fare e lehtë për të kuptuar që z. Bushati shkruan vetëm për pronën publike e për gjithë paligjshmëritë që po bëhen në emer të fitimit 200 mln euro për të. Përsa i përket juve pronarëve të truallit që ndodhet në kufij të publikes mund ta zhvilloni si të doni. Nuk besoj se ndonjë nga qytetarët e Tiranës apo gjithë republikës së Shqipërisë do ju dali kundër në pronën tuaj. Pra para se të ofendoni atë, se normalisht më keni ofenduar dhe mua dhe po ashtu dhe veten tuaj që jeni po aq bashkëpronarë sa mua tek publikja lexoni dhe kuptoni se ku është thelbi i problemit. Unë nuk dua të ndërtohet në publiken dhe duke shuajtur vlerat e një qyteti si Tirana për ta shndërruar atë pak hapësirë që ka mbetur plotësisht në një monstër gjigande betoni!!

  8. Z. Sabri nëse këni sy që të lexoni e tru që të kuptoni do ishte fare e lehtë për të kuptuar që z. Bushati shkruan vetëm për pronën publike e për gjithë paligjshmëritë që po bëhen në emer të fitimit 200 mln euro për të. Përsa i përket juve pronarëve të truallit që ndodhet në kufij të publikes mund ta zhvilloni si të doni. Nuk besoj se ndonjë nga qytetarët e Tiranës apo gjithë republikës së Shqipërisë do ju dali kundër në pronën tuaj. Pra para se të ofendoni atë, se normalisht më keni ofenduar dhe mua dhe po ashtu dhe veten tuaj që jeni po aq bashkëpronarë sa mua tek publikja lexoni dhe kuptoni se ku është thelbi i problemit. Unë nuk dua të ndërtohet në publiken dhe duke shuajtur vlerat e një qyteti si Tirana për ta shndërruar atë pak hapësirë që ka mbetur plotësisht në një monstër gjigande betoni!!

  9. Projekti qe eshte publik nuk duket qe 6 kullat jane ne teritor te teatrit,si komunista nuk doni qe pronaret te zhvillojne pronen e tyre.

  10. Bën si bën Bushati dhe edhë për këtë temë, shkatërimin e godinës historike të Teatrit kombëtar shqiptar, kërkon që të bëj protaganistin opozitar ndaj kësaj qeverie, duke akuzuar në të njejtën kohë opozitën partiake të djathtë, se nuk po lufton për mosprishjen e Teatrit.
    Ate që bën ti more Bushat me ndonjë shkrim tek Lapsi tënd, jo vetëm për Teatrin por për të gjitha prapësitë e Ramës, liderët e opozitës e gjithë deputetët e saj e bëjnë çdo ditë publikisht me protesta konkrete në Kuvend e në rrugë. I kemi dëgjuar disa herë që t’ju tërheqin vëmendjen disa aktorëve që të mos gënjehen nga mashtrimet e Ramës e veçanërisht të gënjeshtarit “të talentuar” profesionist, Erion Veliaj.
    Veç kësaj, është parë që nga opozita të mblidhen rreth Teatrit për të protestuar, por nuk të kemi parë ty të fotografuar apo filmuar pranë Teatrit, në mbrojtje të tij.
    Shqiptarët duhet të heqin dorë përfundimisht nga fiksimi se protestat duhet ti bëjnë partitë politike.
    Ndaj një qeverie të papërgjegjëshme e deri kriminale si kjo e Ramës, askush nuk duhet të presë të shohë se çfarë bën Basha, Meta, Kryemadhi apo Berisha, por të gjithë duhet të protestojnë qoftë edhe spontanisht me grupe të vogla, për qindra e qindra shkelje të shtetit ligjor e normave të drejtësisë e demokracisë që po ngjasin çdo ditë në Shqipëri.

  11. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu