• |
ide | kryesore

Champions/ Liverpool në vazon 3 dhe Inter në të 4, turbullojnë shortin

F1, Sport



Rritet pritja për të parë përfundimisht konfigurimin e fazës së grupeve të Chamopions League 2018/19, pas kualifikimit të Psv Eindhoven, Benfica e Crvena Zvezda. Mund të ketë grupe ferri, sepse fitorja e Benfikës në Selanik, shton vështirësinë e fazës së tretë ku është Liverpool. Nën-kampionët e Europës të Klopp, janë kështu “mina lundruese” e kësaj Champions League.

Në Grimaldi Forum të Montecarlo (starti në orën 18) do të shortohen 8 grupet e fazës së parë. 32 skuadrat janë ndarë në 4 vazo: e para përbëhet nga fituesit e Champions e Europa League e nga kampionët kombëtarë të 6 kampionateve me ranking më të lartë. Vazot e tjera janë vendosur vetëm nga renditja e Uefa. E vetmja qartësi është se brenda një grupi nuk mund të ketë klube të të njëjtit vend.

Vazo 1: Real Madrid (kampione në fuqi), Atletico Madrid (fitues Europa League), Barcellona, Bayern Monaco, Manchester City, Juventus, Paris Saint-Germain, Lokomotiv Mosca.
Vazo 2: Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Benfica, Napoli, Tottenham Hotspur, Roma.
Vazo 3: Liverpool, Schalke, Lione, Monaco, Ajax, Cska Mosca, Psv Eindhoven, Valencia.
Vazo 4: Viktoria Plzen, Club Brugge, Galatasaray, Young Boys, Inter, Hoffenheim , Stella Rossa, Aek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *