• |
ide | kryesore

Djali i Cristiano Ronaldo, pjesë e Juventus U9

Paparazzi, Slider



Ronaldo u bë pjesë e Juventus muajin e kaluar falë një oferte të bujshme dhe tani po zhvendoset për një jetë të re me familjen e tij në Torino.

Cristiano Jr. është bashkuar me skuadrën e Juventusit Pulcini 2010 – për fëmijët e lindur në 2010 ose pas këtij viti – së bashku me djalin e mbrojtësit të Juventusit, Andrea Barzagli.

ESPN raporton se 8-vjeçari së shpejti mund të kalojë një vit dhe të bashkohet me ekipin e Pulcini 2009, në të cilin luajnë djemtë e Fabio Grosso dhe Claudio Marchisio.

Ronaldo e njeh vlerën e një fillimi të hershëm në futboll, duke u nisur nga udhëtimi i tij kur u bashkua me skuadrën amatore në moshën 7 vjeçare dhe nënshkroi për  Sporting CP kur ishte vetëm 12 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *