• |
ide | kryesore

FOTO/ Sulmi me armë mbi banesën e prindërve të gazetares, shenjat e plumbave në mure

Lajme, Të fundit



Banesa e babait të gazetares Kloadiana Lala është sulmuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Bruk” në Tiranë.

Sipas policisë në momentin e të shtënave me armë, gazetarja Klodiana Lala nuk ndodhej në banesë, por të pranishme ishin dy vajzat e saj.

Në muret e banesës së familjes së gazetares Klodiana Lala ka shenja të dukshme plumbash. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.

Klodiana Lala është gazetare e kronikës së zëzë në televizionin News 24.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



10 Comments

  1. Bandat e edvinit jane forcuar aq shume saqe kur te kene ndonje qejf mbetje me shkelqesine e tij do ti gjuajne ne surrel dhe sdo kete ctju beje fare.ketyre iu duhet shtypur koka sa nuk eshte vone.

  2. Shikoni si ngazellehen te Mbyturit ne Llumrat e Mutit kur kriminelet e celulave te PD-ckes hidhen ne aksion.

  3. Po pse nuk sulmojne ate kok mishin-zedhensin e grupeve kriminale-Artan Hoxhen-qe bente filmime ne parcelat e Hashashit pa i hyre nje gjemb ne kembe?Sepse eshte lidhur koke e kembe qeveri -grupet kriminale dhe ky ,por sulmojne gazetaren ku qe te dy jane gazetare investigative.

  4. “Nje Heroine” me shume ne pushtetin bandit te politikes totale shqiptare! BO BO BO! Hajde tani dhe merru me histori trimerie, kercenimi etj. ndaj gazetares apo gazetareve partiake. Dihen qe keta (gazetaret sidomos, sidomos shqiptare) jane ushtaret me te betuar te partive. Dhe nuk e di se cili eshte ai shqiptar i C’MENDUR qe ka qelluar shtepine e kesaj femre. Vetem gazetare kete kurr nuk mund te arrij ta quaj. 90% Shifra dhe informacione partiake dhe 10% nga fake xhepi! Kaq fakte tronditese ka nxjerre kjo e ashtuquajtur gazetare mbi mafiozet dhe bandat te lidhura me pushtetin dhe politiken qe te arrinin deri ketu!? Ka ndonje “dore tjeter” nga pas ketij veprimi. Une kurr nuk do ta besoja se nje bandit i mirefillte te reagonte ne kete menyre ndaj kesaj te ashtuquajtur gazetare!? Saliu, Nano, Meta, Rama, dhe Basha & Co. ME SHUME SE VELLEZER me njeri tjetrin! Veprime te tilla jane menyra me e mire per tu mbajtur te bashkuar dhe ndryshimin me rradhe te pushtetit! Eksperienca e gjate mbi politiken dhe pushtetin shqiptar se bashku me Teatrin e Majit te vjetshem midis Rames dhe Bashes jane fakte kokeforte mbi kete bashkepunim pushteti. Mjaft qe mos te demtohet askush nga keta BANDITE! Shqiperia dhe populli i saj cdo dite e me shume e kercenuar. Shpresa dhe ndryshim i vetem po erdhi nga USA-BE, perendia apo e pashprese dhe qe jeton ne nje univers tjeter protesta mbarepopullore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *