• |
ide | kryesore

Grezda tek Rangers, tekniku Gerrard konfirmon vizitat mjekësore dhe i bën elozhe shqiptarit

Sport



Ishte cështje orësh, por tani është punë e kryer. Tekniku i Glasgoë Rangers, Steven Gerrard, ka konfirmuar se futbollisti i përfaqësueses së Shnqipërisë, Eros Grezda, po kryen vizitat mjekësore në Ibrox përpara firmës në kontratë. Skocezët kanë qenë të impenjuar këtë verë, duke bërë lëvizje të shumta në merkato, në tentativë për të ngushtuar diferencën që kanë me rivalët e përjetshëm të Celtic.

Gerrard ka patur një impakt pozitiv tek Rangers, me klubin që shpreson të shkojë në fazën e grupeve të Europa League në rast të një rezultati në favor kundër FC Ufa të enjten. E duket se Grezda, që luante për kundërshtarët e mëparshëm në Europa League të skocezëve, Osijek, do ti japë Rangers opsione sulmuese të rëndësishme.

Gerrard ka parashikuar se tifozët skocezë do ta kenë menjëherë në zemër shqiptarin e talentuar, për aftësinë e tij për ta kaluar kundërshtarin në një kundër një. “Eros është duke kryer vizitat m,jekësore dhe nuk dua të them më shumë deri sa të mbarojë” ka thënë ish-kampioni i Liverpool sipas The Sun skocez.

“Por ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan sepse ai është deciziv në ¾ e fujshës. është i shpejtë, nuk humbet kohë dhe ka eksperiencë ndërkombëtare”.

Mbetet për tu parë nëse Grezda do të regjistrohet në kohë për ndeshjen e të dielës kundër Celtic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *