• |
ide | kryesore

Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë, duart në fyt kundërshtarit…

Sport



Të ngacmosh Zlatan Ibrahimovic nuk është fare e këshillueshme. Mjafton të pyesësh Lee Nguyen, sulmuesi i Los Angeles Football Club që ka marrë tërbimin e suedezit, i cili i vendosi duart në fyt gjatë derbit me Galaxy, përfunduar me rezultatin 1-1. Ajo që ndodhi në fushë në fakt nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e lartë të MLS që falë pamjeve televizive kanë evidentuar episodin, duke e ndëshkuar Ibrahimovic me një sanksion paralajmërues.

Në rregulloren e MLS është shkruar qartë se është e ndaluar të vendosësh duart në fyt ose fytyrë të një kundërshtari qoftë edhe për vetëm një shtyrje: një detaj që Ibra e ka harruar gjatë garës. Për suedezin ka mbërritur një sanksion paralajmërues por jo sportiv, për sa kohë nga pamjet nuk kuptohet shkalla e xhestit të sulmuesit ndaj Lee Nguyen. Futbollisti vietnamez nuk e ka pritur mirë vendimin e MLS dhe në Tëitter është ankuar duke tentuar të provojë se ka marrë një shuplakë dhe jo thjesht një kontakt të lehtë.




1 Comment

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *