• |
ide | kryesore

Jeta në qeli e autorit të masakrës së Selenicës habit rojet e burgut

Lajme



Ritvan Zykaj, njeriu që vrau 8 kushërinjtë tij në Resulaj të Selenicës, ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë. Kanë kaluar 20 ditë nga koha ku ai kreu krimin makabër dhe askush nga familjarët nuk është interesuar për të.

Burime nga policia e Vlorës i thanë ABC News, që Ritvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë. Për sa kohë është duke qëndruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim. Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë.

Punonjësit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qëndrimi i 24-vjeçarit. I qetë dhe aspak i penduar për çfarë ka bërë. Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit, thotë i njëjti burim.

Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim. Ai ndodhet aktualisht në fazën hetimore nën masën e sigurisë arrest me burg, dhe do të qëndrojë aty deri në marrjen e dënimit nga gjykata.

8 persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta. Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Vrau gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, menjëherë pas debatit në një drekë. Edhe në gjykata tha se i vrau pasi e quanin hajdut pulash. /abcnews.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *