• |
ide | kryesore

Komiteti i Parlamentit Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Lajme, Të fundit



Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme, LIBE, në Parlamentin Europian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Me 30 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenime, ky komitet i PE-së ka kaluar çështjen e liberalizimit për kosovarët tashmë tek Parlamenti Evropian dhe Këshilli për Marrëveshje nder-institucionale për Liberalizim.

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha gjendet në Bruksel, ku gjatë ditës së djeshme ka takuar zyrtarët e Parlamentit Europian për vizat. Hoxha ka takuar eurodeputeten Tanja Fajon, si dhe në takime të ndara, ka takuar eurodeputetët Marie Christine Vergat, Angelika Mlinar dhe eurodeputetin Asim Ademov, të gjithë anëtarë të Komisionit LIBE me të cilët u rikonfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, ndërsa ky rekomandim duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat e tjera të BE-së.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *