• |
ide | kryesore

Lëvizte me automatik pa leje, arrestohet 52-vjeçari në Shijak

Lajme, Të fundit



Një 52-vjeçar në Shijak është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Artur Hushi, banues në Shijak, u kap në rrugën automobilistike Shijak-Maminaz, në orët e para të mëngjesit të sotëm me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake ” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.



1 Comment

  1. Ça behet keshtu ? Po 12.7 lejohet? Kallashi eshte arme e sharosjes ne mase , eshte absurde ta mendosh nje gje te tille dhe jo me ta mbash me vete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *