• |
ide | kryesore

Luana vjollca tregon surprizën e mesnatës, personi që i dhuroi unazë

Paparazzi, Slider



Luana Vjollca ka marrë një dhuratë shumë të veçantë, të cilën ajo nuk ka ngurruar ta ndajë menjëherë me ndjekësit e saj.

Fillimisht Luana ka publikuar në Insta Story aktivitetin e ditës së saj dhe shkruan: “Zgjohem në 8 të mëngjesit, mbaroj takimet, shkoj në Top Channel, punoj me orë mbi emisionin e ri… Nisem për Kosovë, punoj dhe regjistroj 3 këngë të reja në studio. Kjo është pak a shumë dita ime sot. E ndava me ju këtë sepse tani në 3 të mëngjesit mbërrij në shtëpi dhe gjej tek dera këtë”.

Më pas në një tjetër postim Luana ka shpërndarë një unazë.

Këtë surprizë Luanës ja ka bërë një fanse e saj, e cila i ka shkruajtur se e do shumë dhe shpreson që dhurata ti pëlqejë.

“Arsyeja pse nuk ndalem! Ju dua me zemer Luanator. Sonte me këtë lodhje kjo ishte gjithçka që kisha nevojë për të vazhduar…” – ka shkruajtur këngëtarja përbri këtij postimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *