• |
ide | kryesore

SHBA paralajmëron Indinë për sanksione nëse blen sistemet anti-ajrore ruse

Planet



Një zyrtar i Pentagonit paralajmëroi sot se India nuk do t’u shpëtonte sanksioneve amerikane nëse Nju Delhi blinte sërish armatime ruse.

Uashingtoni ka shfaqur shqetësim për diskutimet që po zhvillon India dhe Rusia për blerjen e sistemeve të mbrojtjes antiajrore S-400.

Kongresi amerikan miratoi në vitin 2017 një ligj, i mbështetur nga republikanët dhe demokratët, për të ndëshkuar Rusinë për qëndrimin ndaj Ukrainës dhe për ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ky ligj, i quajtur CAATSA (Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act) parashikon sanksione ekonomike në drejtim të çdo kompanie apo shteti që nënshkruan kontrata armatimi me kompani ruse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *