• |
ide | kryesore

Shiti 13 makina, KPK pranon dorëheqjen e gjyqtares Merita Xhani

Lajme, Të fundit



KPK ka pranuar dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë të gjyqtares së Durrësit, Merita Xhani. Vendimi i dhënë në datën 17 korrik është  publikuar ditën e djeshme në 29 gusht dhe KPK vë në dukje në vendim se gjyqtarja ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për dorëheqjen nga detyra.

Sipas ligjeve të reformës në sistemin e drejtësisë dorëheqja e përjashton gjyqtaren automatikisht nga sistemi për 15 vitet e ardhshme pa të drejtë riemërimi.

Sipas deklaratës së pasurisë së bërë nga gjyqtarja në 2015, familja e saj rezulton se ka shitur 13 automjete. Ndërkohë pas dorëheqjes në shkur të këtij viti, gjyqtarja deklaroi se shkak i këtij vendimi ishin problemet shëndetësore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *