• |
ide | kryesore

Shorti i Champions League, “grupe ferri” per Juventusin dhe Napolin

Sport



Shorti për fazën e grupeve të Champions League i hedhur në Monaco ka qenë i pafat për klubet italiane, pasi Juventusi, Napoli dhe Interi janë përfshirë në “grupe ferri”.

Më qetë për Romën që ndonëse kanë peshkuar kampionët në fuqi të Real Madrid, CSKA e Moskës dhe Plzen nuk janë rivalë për tu frikësuar.

Sikur të mos mjaftonte PSG për Napolin, në Grupin C përfshihet edhe frikësuesi i vazos së tretë Liverpool.

Juventus duhet të bëjë llogaritë me Manchester-in e Mourinhos, por Valencia është më shumë se problematike për tre rivalë që duan dy vendet e para.

Barcelona do ta ketë jetën të vështirë me Tottenham dhe Inter, pa harruar PSV Eindhoven në grupin B.

Më e thjeshtë të paktën në letër për City e Bayern, ndërsa Grupi A dhe D kanë shumë ekuilibër, pavarësisht se favoritë për të fituar janë Atletiko Madrid dhe Porto.

GRUPI A
ATLETICO MADRID
BORUSSIA DORTMUND
MONACO
BRUGGE

GRUPI B
BARCELLONA
TOTTENHAM
PSV
INTER

GRUPI C
PSG
NAPOLI
LIVERPOOL
CRVENA ZVEZDA

GRUPI D
LOKOMOTIV MOSCA

PORTO
SCHALKE 04
GALATASARAY

GRUPI E
BAYERN MONACO
BENFICA
AJAX
AEK ATHINE

GRUPI F
MANCHESTER CITY

SHAKHTAR D.
LIONE
HOFFENHEIM

GRUPI G
REAL MADRID
ROMA
CSKA
VIKTORIA PLZEN

GRUPI H
JUVENTUS

MANCHESTER UTD
VALENCIA
YOUNG BOYS

32 skuadrat janë gati për “betejën” e radhës deri në 1 qershor 2019, kur Wanda Metropolitano në Madrid do të presë finalen e Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *