• |
ide | kryesore

Sulm me kallashnikov shëpisë së gazetares/ Dyshime për bandën e Shullazit

Kryesore, Lajme



Sulmi i paprecedent i mëngjesit të sotëm ndaj banesës së prindërve të gazetares investigative Klodiana Lala ka shkaktuar një sërë reagimesh, duke përfshirë OSBE-në, Presidentin, Kryeministrin, lideri i opozitës dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm politikë.

Në një postim në facebook të OSBE dënohet me forcë sulmi ndaj gazetares Lala, ndërsa nxiten autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës.

“Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.” – shkruhet në njoftimin e OSBE.

Për Edi Ramën, kjo barbari është e patolerueshme. Kryeministri shkroi në Twitter se pret me padurim ndëshkimin e autorëve.

“Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.” – shkruan Rama.
Për Lulzim Bashën, mesazhi i këtij sulmi ishte se kush shqetësonte qeverinë, do t’a kishte fundin e shpejtë.
“Në vendin tonë të stërmunduar nga krimi dhe korrupsioni, sot u realizua dhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve të sunduara nga krimi: Familja e gazetares Klodiana Lalla është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e sja në shtëpinë e prindërve të saj. Mesazhi ëhstë i qartë: Kush nuk i bindet krimin, e ka fundin të shpejtë! Dua të shpreh mbëhstetjen time për çdo gazetar të palëkundur nga krimi, u them atyre dhe çdo shqiptari që nuk do të qeveriset nga krimi: Duhet të luftojmë, duhet të përballemi! Sa herë media hesht, krimi triumfon!”, tha Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu.

Sipas kreut të PD-së, sulmi ndaj gazetares ka lidhje me punën e saj. Basha tha se Klodiana Lala ka publikuar lidhjet mes deputetit të Ramës, Jurgis Cyrbja me bandën e Shullazit.

“Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm! Dhe kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh krimi po triumfon, sepse ai bashkëqeveris me Edi Ramën! Falë bashkëqeversijes me Ramë, këto 5 vjet Krimi kontrollon kupolen e policise dhe ministrine e bremdshme. Prej bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, sot Shqipëria nuka ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata”, tha Basha.

Vetë gazetarja ka thënë se sulmi ndaj saj ishte për ta frikësuar.

Në lidhje me sulmin me armë ndaj shtëpisë së babait të gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala ka reaguar edhe presidenti i republikës, Ilir Meta. Meta është shprehur ai ka folur në telefon me gazetaren dhe e ka inkurajuar atë në misionin e saj. Po ashtu Meta është shprehur se do të inkurajojë organet e ligjit që përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të vihen para ligjit.

Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj. Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Sipas burimeve nga Presidenca, Meta ka komunikuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për këtë ngjarje.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj sulmit të armatosur mbi gazetaren Klodiana Lala. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ky sulm është një akt mafioz për t’i mbyllur asaj gojën si gazetare investigative.

Berisha i jep Edi Ramës edhe një paralajmërim:

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete sulm te hapur, primitiv, mafioze terrorist ndaj gazetares qe po heton me vendosmeri lidhjet mafioze te organizatave kriminale me nivelet me te larta te narkoqeverise shqiptare, le te paralajmerojme te dashur miq Noriegen se vrime miu nuk do gjesh te futesh dhe se fatin e diktatorit panamez do te pesosh por jo nga marinsat e SHBA por nga qytetaret dhe aleanca antikrim e Shqiperise ne rast se vazhdon me keto akte hakmarrje primitive ndaj Klodiana Lales, familjes se saj apo çdo gazetari ne kete vend! 

Pas akuzave të opozitës ardhur edhe reagimi nga Kryeministria.

Drejtori i Komunikimit, Endri Fuga, thotë se:
“Klodiana Lala falenderon qeverine, policine dhe Ministrin e Brendshem per gatishmerine, Basha akuzon Ramen. Me nje fjale avazi vazhdon! Solidaritet i plote me Klodin dhe e gjithe vemendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulezim Basha eshte humbje kohe.” 

©LAPSI.AL 



13 Comments

  1. Po u fut salivari ne mes dicka i djeg atij.ky sali kur u plagos gazetari i abc me 21 janar nuk foli asnje fjale as falje nuk kerkoje bucja politike e pushoje nga puna dhe e detyroje te largohej nga vendi dhe sot ai djehet i kercenuar nga bucja.

    1. Ky rugaçi gojë ndyrë e injorant Bert, a mos është pjesë e bandava kriminale të lidhura me edivarët, që për çdo lajm që lexon, nxiton të shajë Berishën ?
      Nuk ja vlen sigurisht që të meresh me bajga të tilla, që dalin nga stani i Mero Bazes e ndyjnë edhe mediat e tjera, por meqë e ka merak që të quaj “injorantë”, të gjithë ata që nuk ju afrohet dot gjëkundi për nga formimi intelektual, po e ndihmoj me një këshillë të vogël.
      Ka një rregulll gramatikor të gjuhës shqipe, që të gjitha foljet e vetës së tretë të njenjësit të kohës së kaluar, mbarojnë kryesisht me zanoret “oi”.
      Në dy rrjeshta që ke shkruar o analfabet, të tre foljet i ke shkruar gabim.
      Shkruan “kerkoje, pushoje, e detyroje”, në vënd që të shkruash kërkoi, pushoi e detyroi”.
      Ngaqë duket se nuk ke përfunduar as shkollën tetëvjeçare se je marë me punë rrugeçërish, kjo mund të të duket si një gabim i vogël, por është një gabim tepër i rëndë sepse i ndryshon tërë kuptimi fjalisë.

    2. Po te qifsha Saliun o koqe, qe me shume e doni ju se nuk rrini dot ne pushtet pa e permendur cdo sekonde, se sa ata qe i akuzoni ore e cast per salivar. Po kujt po ja ndjen per saliun more kafshe, po komento per ngjarjen ne fjale.

  2. O berto si ia arrin të jesh kaq budalla o shoku, lum si ti sa rehat që je!

  3. spo del saliu te thote e kan goditur per prishje pazaresh?! Ta provojne ne kurriz dhe keta gazetaret e PD ca do te thote shpifja

  4. Ju jeni jo salikar por dobicer te dobicit idhullit udheheqesit te madh te demokracise saliut,o kopila me thoni te flas per lajmin dhe vete mereni me mua o te mjere une merem me saliun ju mbroni vrasesit e demokracise.o te mjere mbroni familjet tuaja me kaq zell jo salikarin.une e kam personale kam punuar me te ne te dy kohet para 90 dhe pas.ju qe u shkollat ne shkollat Made in salivar e beni mire kete pune.nje fjal flet ai ju cirreni ne komente vetem duke mbrojtur saliun per gjithcka edhe ate qe eshte e pambrojtur.corba qe ju ka dhene e ka bere efektin por shyqyr qe jeni pak.tani prisni urdherin e rradhes.pulat nuk rrin dot pa MUT hani.

    1. Duhet të kesh qenë ndonjë mediokër që e paske personale me Dr Sali Berishën, që si mjek para 90 ka qenë ndër më të mirët, dhe ti në këtë koment shfaq thjesht xhelozinë dhe smirën e një mediokri që është një ndër tiparet më të theksuara të shqiptarëve, xhelozi dhe smirë që i bën shqiptarët ti ngjiten si muti për këpuce politikës se aty nuk kërkohen aftësi profesionale, por servilizma e të tjera vese që medikrit i kanë me shumicë.

  5. Nuk eshte smire o idiot antikomunist por ti thua si doktor respektohesh gabon nga frika te fuste ne burg Shefi i kardiokirurgjise se te spiunonte per shfaqe te huaja si floket,patallonat,kemishat dhe si agjent kunder pushtetit.pas 90 i dhane pardesyne e bardhe dhe cau perpara me shpate ne dore me ndihmen tuaj,prandaj eshte ai qe eshte sot nje rrjedhur nga trute as ilacet qe mer nuk i bejne derman,se makthi qe ka eshte i madh.te rroni ta kujtoni ju spurdhjaket antikomuniste.

  6. O bert që ishe bole kjo gje dihesh por që te perpiqesh që ta veshe sa me shum Ne dukje qofeshe ti që je hajte shendet

  7. Nuk pushojne salikaret ne mbrojtje te vrasesit me te madh post komunizem,por nuk do te mundeni te mbuloni vrasjet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *