• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj gazetares, reagon Berisha: Akt mafioz i narkoqeverisë. Për Noriegën s’ka vrimë miu ku të fshihet

Lajme



Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj sulmit të armatosur mbi gazetaren Klodiana Lala. Për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ky sulm është një akt mafioz për t’i mbyllur asaj gojën si gazetare investigative. Ja deklarata e plotë e Berishës. 

Narkoqeveria mesazh mafioz me bresheri kallashi gazetares investigative Klodiana Lala!

Te dashur miq, sot fallangat e krimit te narkoqeverise se Norieges ndermoren nje sulm te armatosur terrorist ndaj shtepise dhe prinderve te gazetares Klodiana Lala!

Ky akt i porositur dhe organizuar nga familjet e medha mafioze te narkoqeverise se Norieges, perben nje pershkallezim te ri teper te rrezikshem te diktatit te mafies qeveritare, perpjekjeve mafioze e kriminale te saj per ti mbyllur gojen nje gazetareje investigative, e cila po investigonte me guxim dhe vendosmeri mbi kokainen, krimin dhe trafiqet kriminale te niveleve me te larta te familjeve qeveritare mafioze nder te cilat edhe vet te Norieges.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete sulm te hapur, primitiv, mafioze terrorist ndaj gazetares qe po heton me vendosmeri lidhjet mafioze te organizatave kriminale me nivelet me te larta te narkoqeverise shqiptare, le te paralajmerojme te dashur miq Noriegen se vrime miu nuk do gjesh te futesh dhe se fatin e diktatorit panamez do te pesosh por jo nga marinsat e SHBA por nga qytetaret dhe aleanca antikrim e Shqiperise ne rast se vazhdon me keto akte hakmarrje primitive ndaj Klodiana Lales, familjes se saj apo çdo gazetari ne kete vend! 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *