• |
ide | kryesore

Thaçi: Për asnjë çmim nuk ndahet Kosova, idetë për veriun janë të huaja

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se vija e kuqe e bisedimeve me Serbinë është veriu dhe për asnjë arsye dhe asnjë çmim ndarjen e Kosovës. Duke folur pas takimit me krerë të shtetit dhe politikës kosovare, Thaçi tha se idetë për veriun janë të huaja. Sikundër përsëriti qëndrimin e tij që Kosovës ti bashkangjiten Presheva,Medvegja dhe Bujanoci në kuadër të demarkimit të kufirit me Serbinë.

Këtij realiteti, tha ai, nuk duhet ti frikësohet askush. Kreu i Shtetit të Kosovës pati një përgjigje edhe për kundërshtarët, kur tha se Kosova nuk do të mbetet peng e inatçinjve dhe njerëzve të dështuar në politikën kosovare.



1 Comment

  1. Nese vërtetë me “korigjim” të kufijve, Thaçi ka parasysh bashkimin e komunave shqiptare të Luginës së Preshevës me Kosovën, pa i luajtur kufijtë e tjerë ekzistues, jo vetëm që nuk ka sepse e kritikon kush, por nëse do të realizohej, ai do të quhej një patriot hero.
    Por nuk dijmë që të ketë në botë “marëveshje” që njëra palë të marë e tjetra vetëm të japë.
    Zgjerim teritoresh me apo pa të drejtë, mund të bëhen vetëm me luftë ose me detyrim të institucioneve ndërkombëtare. Kurse ky “korigjimi” i Thaçit, deri tani ka ngelur hermetik vetëm në mendjen e tij.
    Nese e ka megjithë mend ate që thotë, pse nuk na tregon ne të gjithë shqiptarëve, se si ju a paska mbushur mendjen serbeve, që ata të na “dhurojnë” falas Luginën e Preshevës ?
    Kot qenka bërë lufta e UÇK, për çlirimin e Kosovës, kot luftuan shqiptarët e Luginës për t’ju bashkuar Kosovës.
    Kot u fut edhe NATO në këtë histori.
    U paska dashur që vetëm të shkojë Hashimi të bisedojë me kolegun e tij president të Serbisë, që Kosova të dalë e pamvarur me kufij të saj të shtuar etnikë.
    Po ku i gjejnë shqiptarët kësisoj liderësh që të gajasin së qeshuri me llogjikën e tyre infantile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *