• |
ide | kryesore

“U përleshëm dhe e qëllova me thikë”, gjykata lë në burg vrasësin e 54-vjeçarit në Shkodër

Lajme, Të fundit



“Arrest me burg” ka dhënë sot gjykata për Alfred Pllumbaj, i dyshuar për vrasjen e Prendush Fushës, ngjarje e ndodhur më 27 gusht në Shkodër.

54-vjeçari u vra me thikë në dyqanin e tij të riparimit të biçikletave. Viktima ka dyshuar se autori i ka vjedhur pak ditë para ngjarjes një shumë prej 700 mijë lekësh të vjetra.

Të nesërmen dy shtetasit kanë debatuar dhe në sherr e sipër ka mbetur i vdekur Prendush Fusha ndërsa autori i dyshuar Alfred Pllumbaj ka pranuar ngjarjen e ndodhur.

Autori tha sot në gjykatë se nuk ka shkuar me thikë por vetë viktima e ka thirrur.

“Nuk shkova unë, më thirri vetë. Debatuam dhe më pas u përleshëm dhe e qëllova me thikë”, ka treguar autori në gjyq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *