• |
ide | kryesore

Uefa, mes CR7 e pokerit është Modric: sfidë dyshe për Lojtarin e Vitit

Sport



Cmimi për sulmuesin më të mirë, duke patur parasysh 15 golat e realizuar në Championsin e fundit, vështirë se mund ti shpëtojë. Diskutimi bëhet përsa i përket trofeut “Lojtari i Vitit”, që i jepet lojtarit më të mirë e të cilin Cristiano Ronaldo e ka fituar për tre herë, në 2014, 2016 e 2017. Në rrugën e portugezit të Juventus këtë herë është ish-shoku i skuadrës, me të cilin pak kohë më parë ngriti lart trofeun e tretë radhazi të Champions me Real. Luka Modric falë edhe një Botërori të jashtëzakonshëm do të jetë rivali i tij kryesor edhe për trofeun FIFA BEST (në 24 shtator), por edhe për Topin e Artë (në dhjetor). Vështirë se mes dy kampionëve mund të përfshihet, të paktën për garën e sotme, me rastin e shortit të fazës së grupeve të Champions, Mohamed Salah: egjiptiani i Liverpool është i treti i nominuar nga Uefa, por kuotimi i tij është inferior.

Megjithatë, në Monaco është koha për sfida të mëdha. Nëse CR7 luan cmimin e sulmuesit më të mirë me Messi e Salah, atë të mesfushorit më të mirë Modric do ta diskutojë me Kroos e De Bruyne. Për kapitullin mbrojtës është një garë e gjitha madrilene me përplasjen Marcelo-Ramos-Varane, ndërsa në portë Buffon sfidohet nga Alisson e Keylor Navas. Cmimin e karrierës do ta marrë David Beckham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *