• |
ide | kryesore

VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në qendër të Tiranës

Lajme, Të fundit



Një makinë tip BMW ka shpërthyer në flakë pasditen e së enjtes në Tiranë. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tahsim” me Unazën. Burime në vendin e ngjarjes thanë se automjeti ka shpërthyer për shkak të një defekti, por çështja është ende duke u hetuar.

Të njëjtat burime thanë se nuk pati persona të lënduar, por ishin të shumtë ata banorë të zonës u frikësuan nga kjo ngjarje e pazakontë. Rruga qëndroi e bllokuar për një kohë të gjatë derisa mbërriti zjarrfikësja. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *