• |
ide | kryesore

Antoine Griezmann, lojtari më i mirë i Europa League

Sport



Ndodhi ashtu sic pritej: Antoine Griezmann është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të Europa League. Ky çmim për sulmuesin është zbuluar gjatë hedhjes së shortit të fazës me grupe të Europa League, në Montekarlo. Kampion bote me Francën në Rusi 2018, ylli i Atletico Madridit e ka fituar këtë çmim: “Jam shumë i kënaqur dhe shpresoj të fitojë çmime të tjera në të ardhmen. Më vjen keq që nuk mund të jem në Montecarlo, por kam një ndeshje për të përgatitur”. Francezi që në fundjavë do të luajë kundër Celta Vigos, ka lënë pas rivalët Diego Godin dhe Dmitri Payet në garën për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar të EL.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *