• |
ide | kryesore

Bushati: Inkurajojmë vijimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Lajme, Të fundit



Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se Shqipëria inkurajon vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një komunikimi për mediat ndërkombëtare në Austri ku mori pjesë në takimin informal të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, ai tha se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tani.

“Së pari është e rëndësishme të inkurajohet vijini i procesit të dialogut midis dy presidentëve. Është një proces shumë i dhimbshëm dhe delikat, i cili po lehtësohet nga BE dhe Përfaqesuesja e Lartë Mogherini. Është gjithashtu e rëndësishme të risihihet angazhimi i të dyja palëve dhe çfarë eshte arritur në këto procese sidomos në fushat që lidhen me energjinë, konektivitetin, njohjen reciproke të diplomave, tarifat e roamingut, të cilat në një farë mënyre po e mbajnë “peng” jo vetëm Kosovën dhe Serbinë, por tërë rajonin. Po aq e rëndësishme është të inkurajohet ky proces që me shpresë do të finalizohet me marrëveshje reciproke njohjeje dhe marrëveshje të detyrueshme ligjore që do të ofrojë më shumë stabilitet demokratik në gjithë rajonin tonë. Rikonfirmimi përmes këtij procesi i shtyllave kryesore të angazhimit dhe parimeve të familjes euroatlantike në rajonin tonë është gjithashtu i rëndësishëm.” – tha Bushati.

Bushati evidentoi progresin e konsiderueshëm që Shqipëria ka bërë kohët e fundit në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE si dhe fillimin tashmë të  ‘screening’. Përsa i përket marrëdhënieve në rajon,

Mendoj se kemi bërë një progres të konsiderueshëm gjatë muajve të fundit dhe tani ka një horizont të qartë për Shqipërinë, por edhe për fqinjin tonë. Ka edhe një afat kohor. Kemi filluar procesin screening i cili do të na japë mundësi të medha për transformimin e institucioneve tona dhe për reformat. Pjesëmarrja në “formatin Gymnich” është gjithashtu një mundësi e mirë, sepse sot do të diskutojmë për efektet e multilateralizmit, si edhe për mjedisin e sigurisë në rajonin tonë duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit pas marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ngjarjet e tjera me peshë në rajonin tonë.” – shtoi Bushati



2 Comments

  1. Ky si pordha neper breke
    Nuk shikon ky njoftimin e Gjermanise se do pengoje integrimin ne BE nqs levizin kufijte per dy vendet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *