• |
ide | kryesore

Çmenduria e Veliajt me betonin/ Numri i lejeve në Tiranë rritet me 61%

Kryesore, Lajme



Sektori i ndërtimit është para një perspektive pozitive për shkak te numrit të madh të lejeve që po jepen në qytetet kryesore për të ndërtuar. Sipas të dhënave të INSTAT në gjashtëmujorin e parë të vitit numri i lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 498 me një rritje prej 65 për qind në krahasim me 6-mujorin e vitit të kaluar.

Rritja më e madhe shihet të jetë në Bashkinë e Tiranës, ku u dhanë gjithsej 164 leje në gjashtëmujorin e parë, me një rritje 61 për qind në raport me vitin e kaluar. Ato zunë 33 për qind të numrit të përgjithshëm të lejeve të dhëna në të gjithë territorin e vendit.

Vetëm në tremujorin e dytë 2018 janë miratuar gjithsej 270 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 197 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 37,1 % .

Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2018, është rreth 292.895 m 2 , nga rreth 229.387 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 27,7 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e dytë 2018, është 11.4 miliardë lekë, nga 14.1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rënie prej 19,1 %.

Sektori i ndërtimit i është rikthyer ciklit rritës përgjatë dy viteve të fundit, si rrjedhojë e rigjallërimit të lejeve të ndërtimit. Në vitin 2017,  në total, në gjithë vendin në 2017-n janë dhënë 819 leje ndërtimi, me një rritje prej 88.3% ose 384 leje më shumë.

Por kjo rritje e lejeve të ndërtimit nuk po shoqërohet nga zgjerimi i huasë për këtë sektor, në një tregues indirekt se lulëzimi i ndërtimit nuk po financohet në pjesën më të madhe nga kreditë bankare.

Më herët bankierët kanë pohuar për Monitor se nuk e shohin me shumë optimizëm rendjen e sipërmarrësve drejt ndërtimit dhe as nuk janë shumë aktive në financimin e këtij sektori, madje janë të frikësuara se kjo mund të kthehet në një bumerang në afatin e gjatë. Ata pohojnë se për këtë kanë diskutuar dhe me autoritetet shtetërore, duke i paralajmëruar se po shtrohet rruga drejt një flluske.

Ndërtimi ka qenë historikisht një sektor problematik dhe deri në fund të vitit 2015, huaja e pakthyer në afat e ndërtuesve ishte sa 38.1% e totalit, sipas të dhënave të fundit të disponueshme të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse pesha e huave me probleme ka rënë për shkak të fshirjeve, kjo bën që bankat të jenë shumë të kujdesshme me huanë e re./ Monitor

 



19 Comments

  1. Velia ju betu Lubonjes se nuk do kete betone e pallate. E Lubonja si i civilizuar e burre me mend ja dha voten. Ma mire te betonizojme vendin se ta marre Luli e Berisha. Po ta pysesh Lubonjen per kete perdridhet por ne mendje kete ka. Antiverior i lindur pavaresisht se ne burg e kalben jugoret.c

  2. Ju doni qerpicin dhe jo zhvillimin,flisni si politikan qe kerkojne votat.ju doni qe shqiptaret te lindin ne qerpic dhe te vdesin po aty.

    1. O fshatar injorant muti, po ku ta gjesh qerpiçin, është vetëm në fotografi të vjetra, është 1000 herë më i shëndetshëm se betoni.

  3. Nanën tua qijë fshatarëve të Tiranës që e votuan, brisk për kokë është, ishalla ua ngre betonin edhe mbi shtëpitë e tyre, natyrisht duke i shpronësuar më përpara me çmimin që do vendosë vetë, bie fjala si me Teatrin Kombëtar.

  4. Ti dhe ju te tjeret rrituni dhe jetoni te qerpici dhe rrini urte,une dhe te tjere si une duam te fitojme nga prona te jetojme me mire dhe ti marim maksimumin asaj per te bere te mundur qe dhe ju te ardhurit te ushqeheni me mire.

  5. Sh mire e ben. Jo po te rrije pa lek si byth..im lali eri. Copat e mishit qe e votun mos te han m.u.t. tani. Lali eri nik.osh legen te rrije pa kokerr leku ne xhep. Pun e modhe fort se e hongren tironsit qytetare e katnare bashke. Per 50 vjet e hongri gjirh shqipnis, pun e modhe fort ene per 25 vjet tjera.
    Ju qe shani lali erin jeni thjesht idiote
    Lali eri e do tiranen oer xhepin e vet jo per ta bo qytet per ju. Rrini urte e mos hani m.u.t. popull legen. Ene e votoni ene boni sikur iu ha brenga oer qytetin apo kalamajt tuj .. .. u bot ju per te qen si europa..juve ju qan shpirti per pak pun vullnetare..per pak buk me voj …per pak spac… per pak shullaz per pak dru…

  6. Ju ishalla ja u pallo fisin saliu i pari,nano,meta,rama dhe ne fund lali eri si è quani ju.mua nuk me rruhet per keta qe ju i keni ne goje nga mengjesi ne darke,mua me intereson prona ime qe dhe une me femijet e mi te shohim nje dite te bardhe.ju duhet te hyni me pashaport ne tirane se e keni qelb,rrini gjithe diten me fara ne goje dhe tu llomotit neper portale.

  7. Sabrim mos shkruj me ketu se nuk eshte per katunar si ty ky forum. Ti qeke shume inteligjent si gjithe tironsit kuptohet

  8. Une jam ne token time,jo si ty dhe shume te tjere qe moton e tyre kane Toke e Xanun,flisni ju per tironen qe e kthyet ne shurrtore dhe tani na mbroni dhe qerpicin,ky eshte paradoks i madh.

    1. Nga urrejtja që ke për shqiptarët e Veriut që sipas teje e paskan kthyer në “shurtore” “tironën” tënde, duket kjartazi se nuk je tiranas autokton por ndonjë nga ato familjet gjysëm opingë që solli nga malet e Labërisë Enveri, që e bënë Tiranën “të kuqe” duke derdhur gjak shqiptarësh.
      Ky soj i ndyrë kriminelësh, jo vetëm quajti “tokë të zënë” pronat e elitës patriotike e intelektuale të Tiranës, por veç që i vrau e kalbi nëpër burgje, ju rëmbeu atyre edhe shtëpitë.
      Po kush more delenxhi do të mbrojë “pronat” tënde ?
      Mos do ti mbrojë ish ministri i fundit i sigurimit, sot kryetar Kuvendi, Gramozi nga Tepelena ?
      Kapesh pas ndonjë debati kot pas qerpiçit, për të mbrojtur “betonin”
      Epo nëse vërtetë ke qenë tironas denbabaden, Tirana deri para një shekulli një fshat ishte e tironasit në pjesën më të madhe shtëpi qerpiçi kishin.
      Më keq akoma ishin ato që zbritën nga malet e i solli Enveri në Tiranë si soji i Gramozëve e Erion Veliajve e tëndi. Ata jetonin në kasolle bashkë me bagëtitë.
      Nuk është fjala këtu për ti bërë luftë ndërtimeve moderne bashkëkohëse me beton e xham.
      Fjala është se me ç’farë parashë po ndërtohen e kush e për ç’qëllim po i ndërton.
      Nëse Shqipëria në këto pesë vite të kësaj qeverie, do të kishte synuar që të nxiste bizneset e mëdha të industrisë e të bëhej një vend eksportues prodhimesh industriale e ushqimore e jo droge, le të ndërtohesh grataçiela siç ndërtohen me plane urbanistike në gjithë botën.
      Por këto grataçiela rijnë bosh se nuk ka se kush ti blejë apartamentet apo ti marë me qira, pasi të ardhurat e shqiptarëve janë nga më të ultat në botë, e çmimet e qiratë e shtëpive janë gati njëlloj si në Europë.
      Përse ndërtohen e bile pa plan ?
      Sepse është e vetmja rrugë për të shpëlarë paratë e pista të drogës.

  9. Qerpicin e njoh une me mire se ty e shume te tjere si ty mos me kometo per te se ti je nga ato te toke e canun qofte jug e veri ore pallosh funksional.edhe nje here nuk me rruhet nga vjen leku mua me duhet ti marr maksimumin prones se trasheguar nga te paret e mi,me te tjerat meru ti se mos ke pune tjeter ti.shume e per lum i ke fjalet.si puna jote ishin dakort qe tirona ime te kthehej shurrtore pa pagese.

    1. Pershendetje o Sabri qerpici! Dukesh qe nga emri qe je tironc i vjeter.
      Mos ofendo komentuesit o injorant jo-funksional.

  10. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

  11. Shkruaj dicka per temen mos u mer me mua o toke e xanun,nuk e keni fajin ju por enveri dhe saliu qe bete tironen Hale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *