• |
ide | kryesore

Fatos Lubonja: Kush e kërcënoi Klodiana Lalën

Arkiva, Kryesore



Nga Fatos Lubonja

Ditën e djeshme, 30 gusht 2018, nëpër media dhe portale dolën tre lajme që në pamje të parë duken pa lidhje me njëri-tjetrin.

LAJMI I PARË:
Revista Monitor na bën të ditur se në vitin 2018 kreditë bankare për ekonominë shqiptare kanë pësuar rënie në krahasim me vitin e kaluar, duke konfirmuar një grafik që ka disa vjet që vazhdon në rënie.

LAJMI I DYTË:
Maxhoranca ka nxituar të fusë në punimet e Kuvendit projektligjin e kthyer nga Presidenti, që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri me gjashtë kulla prapa, paçka se nuk kemi asnjë përgjigje për nëntë pikat mbi argumentet e të cilave Presidenti e ka kthyer këtë projektligj.

LAJMI I TRETË:
Ka ndodhur një sulm kërcënues me armë, i tipit mafioz, ndaj shtëpisë së gazetares investigative Klodiana Lala.</p>

Cili është filli që i lidh këta tre lajme?

Le t’i marrim me radhë.

Lajmi i parë konfirmon edhe një herë përgjigjen e një pyetjeje që ka kohë që është ngritur: Nga burojnë paratë e bumit të ndërtimeve që ka kapluar Tiranën? Me çfarë parash po ngrihen e do të ngrihen grataçielat, që ka aprovuar Rama? Lajmi konfirmon një hipotezë tejet të besueshme, të formuluar tashmë si akuzë nga opozita dhe jo vetëm, se burimi janë paratë e pista të krimit.

Le të kalojmë te lajmi i dytë. Nuk ka pikë dyshimi se gjashtë grataçielat, që parashikohet të ndërtohen në një pjesë të truallit të Teatrit dhe në truallin publik prapa tij, nuk kanë ndonjë logjikë ekonomike pasi Tirana është e rrëmbushur me qendra biznesi që po falimentojnë. Edhe te dy të ashtuquajturat grataçiela që kemi, njëra ka vite që është e pambaruar kurse tjetra funksionon si hotel vetëm në dy- tre kate të saj. Prandaj projekti i ndërtimit të një teatri të ri me kusht ndërtimin e grataçielave prapa tij, ngjitur me hotelin bosh, nuk mund të mos të të çojë tek akuza se edhe këtu kemi një pretekst për pastrim parash të pista.

Fakti që, si në rastin e lejeve të shumta të ndërtimit të dhëna nga bashkia, ashtu edhe në rastin e kësaj superlejeje, kemi përfshirjen tejet aktive të qeverisë, veçanërisht të Kryeministrit Rama, përforcon akuzën e ngritur tashmë se pastrimi i parave bëhet me bekimin e qeverisë, që e ka strategji të vet qeverisjen me krimin, për krimin. Rritja e paprecedent e kultivimit dhe trafikimit të drogës, futja e njerëzve të krimit në Parlament, vendosja e ministrave të Brendshëm të lidhur direkt apo indirekt me krimin është një provë më tepër e kësaj strategjie.

Dhe ja ku vijmë te lajmi i tretë.

Gazetarja Klodiana Lala, së cilës i dërgoj solidaritetin si koleg, është një nga gazetaret më aktive në denoncimin e lidhjeve të politikës me krimin e organizuar. Jo më shumë sesa disa ditë më parë ajo publikoi përgjime që nxjerrin lidhjen e deputetit të PS-së, Çyrbja me bandën e ashtuquajtur të Shullazit. Dhe sikur të mos jetë e vërtetë, pista e parë e hetimit që të vjen ndërmend është se këtu kemi të bëjmë me një kërcënim që vjen nga kjo lidhje. Qëllimi është i qartë. Pushteti i krimit kërcënon që ta lenë të qetë në punët e tij dhe projektet e tij, që na rezultojnë punë e projekte të përbashkëta me qeverinë.

Janë të shumtë ata që, me këtë rast, pyesin se si arritëm deri këtu? Rruga e fuqizimit të krimit deri në kapjen e shtetit ka qenë e gjatë, por të gjithë bien dakord se lidhja e qeverisë me krimin dhe kriminelët ka njohur një hop të paparë gjatë këtyre viteve të Ramës. Disa e shpjegojnë këtë me dobësinë e veçantë që ka Kryeministri për këtë kategori. Personalisht, e ve theksin te degradimi i mëtejshëm i një ekonomie që gjithnjë e më shumë varet te paratë dhe njerëzit e krimit. Por problemi sot nuk është analizimi i shkaqeve, por se sot kemi arritur në gjendjen e bretkosës së zierë, që nuk del dot nga tenxherja. Për ata që nuk e dinë se ç’do të thotë kjo metaforë, po e tregoj: Nëse marrim një tenxhere me ujë të zier dhe hedhim në të një bretkosë të gjallë, ajo hidhet përpjetë nga nxehtësia e del nga tenxherja. Nëse marrim një tenxhere me ujë të ftohtë dhe fusim në të një bretkosë, ajo qëndron aty se është ambienti i saj natyral. Nëse fillojmë ta nxehim gradualisht këtë tenxhere derisa të arrijmë temperatura shumë të larta, bretkosa paralizohet dhe nuk është në gjendje të kërcejë e të dalë nga tenxherja kur ajo vlon, por ngordh.

Lexova se Kryeministri që po punon natë e ditë, duke ndërtuar me keqbërësit, për keqbërësit, që ka futur në Parlament keqbërës, paska cilësuar “barbar” dhe “të patolerueshëm” aktin ndaj Klodiana Lalës dhe ka bërë thirrje për kapjen e keqbërësve. Kësaj i thonë që keqbërësit të të vrasin natën dhe të të qajnë ditën. Privilegj i madh ky, por kur bretkosa nuk del dot më nga tenxherja, mund ta gëzosh edhe këtë privilegj.

Lajmi i Klodiana Lalës për deputetin e PS të lidhur me bandën e Shullazit

Sulm me kallashnikov shëpisë së gazetares/ Dyshime për bandën e Shullazit

 



21 Comments

  1. Florida u ndertua me parate e Eskobarit dhe fajin e kishte Eskobari qe prodhonte drogen dhe jo Amerika qe e blinte cash kokainen.Kurse ketu jane te gjitha edhe prodhime edhe shitja.

    1. Nuk kisha degjuar kurre me pare shprehjen “kur bretkosa del nga tenxherja”! Zakonisht bretkoses i gatuhen vetem kembet e prapsme dhe jane te shijshme shume! Por mendja e tosit ka arritur pjekjen maksimale , qe do te thote “mendjepjerdhur”! Aman o toso shikoje edhe saliun se dhe ai ka pjerdhur fare!

      1. Që nuk je Andi Bushati, ndonëse e ke merak ta përsërisësh në çdo palo koment që nis këtu, kjo meret vesh qoftë edhe me një fjali të vetme që shkruan e të nxjerr lakuriq si Edi, një derr injoranti trushpëlarë.
        Por ja që më në fund që e identifikove veten.
        Qenke “ekspert” në gjuajtjen e bretkosave, zanat që mesa duket e ke mësuar kur fshihesh kallamishteve të moçaleve, për të gjetur kohën e përshtatëshme për të trafikuar me gomone drogë drejtë Italisë.
        Duket se edhe celularin që e ke blerë me para droge, në këto rrethana e përdor kundër gjithë atyre që demaskojnë mafien e drogës.
        Edhe fjalorin e ndyrë e banal, njëlloj si Rama e ke e po në të njejtën kohë si gjithë mafiozët që jo më kot rezultojnë në të njejtën kohe të jenë edhe enveristë.

  2. I lexoj komentet tuaja Lubonja, dhe vertet nuk ke cfare ti shtosh, apo kontestosh. Analizat e tua vete koha i ka treguar , se jane reale , te verteta. Shqiperia eshte nje vend i vogel, gjerat vetem nese vonojne, por nje dite merren vesh.
    Ardhja e Edi Rames me te ashtuquajturen Rilindje, ngjalli shprese, por shume shpejt kjo shprese jo vetem qe nuk u pa, por pas fasades, show-t, propogandes u shfaq nje realitet zhgenjyes, rrenues, prepotent ndaj njeriut te drejte, promovues ndaj nje grupi biznesmenesh, te cileve ju dha gjithcka nga pasuria e mbetur e ketij vendi.
    Dhe ato 2 kacidhe qe mblidhen ne buxhetin e varfer te ketij shteti te vogel informal, ju dha ketyre oligarkeve(sic ti i quan me te drejte) ne formen e PPP-ve.
    Krimi i organizuar tashme, jo vetem qe nuk preket, por po lulezon hapur, nen bekimin e qeverise. Kryetare bashkish dhe deputete te bere njesh me te, qe se kane per gje te pranojne dhe publikisht, qe kane deri marredhenie familjare me keta elemente.
    Leje ndertimi kuturu, per dhjetera qiej gervishtes, a thua se ketu jetojne 100 mln njerez.
    Krimi qe ju be ketij vendi, me lejimin e mbjelljes se hashashit, dhe vazhdimi i frikshem i ketij trafiku.
    Administrata jo funksionale, qe nuk sherben, e corganizuar, dhe kush ka krahe i leshuar per te bere para.
    Jeta prej sheiku , i ketij pafillos, qe shet pordhe neper europe me leket e vjedhura si kryeminister.
    Ka shume e shume, nuk mbarojne.
    Nje qeveri qe nuk duket ku eshte.

  3. Toso, ti po rrjedh dita dites por nuk eshte fai yt. Pleqeria i kthen njerzve gjykimin e femijes dhe ty po te duket vetja si Ezopi duke na servirur fabula bajate.

  4. Vetem Bert autiku e di te verteten, ju te tjeret flisni kot. Prisni se do dali se shpejti te komentoje sa te mbaroje pjaten e supes dhe gojoren ke rilindja

  5. Bretku u vesh si mbret dhe takoi bretkosen mbretereshe,ajo i tha-je Bretku im.Ai i tha hidhu dhe ajo u hodh.A e dini ku???

  6. Po ari-n, Stalinin, FUX-n, ate qe po vuan duke u Mbytur ne Mutin Meros perse i ke mohuar eksulzivitetin e se vertetes!?

  7. Ne mund te merremi me njeri tjetrin, por asnje vlere nuk ka. Shkrimet e Lubonjes , vetem ndricojne mendjen e njerezve, trondit themelet e pushtetit. Kush ka sy lexon dhe shikon, se ca behet! Une nuk di qe Lubonja kandidon ne zgjedhje!! Qe te kete nje konflikt interesi ne mes. Ka goditur ata qe ishin, po godet dhe keta qe jane.
    Po godet nje pushtet te kalbur, te degraduar, te korruptuar deri ne kocke.
    Njerezit nuk ushqehen as me llafe te bukura, as me veshje te bukura, as me foto te bukura.

  8. Na mbyten te paemrat injorante! Na ndricon mendjet tosi- thote dikush! Mendjet tuaja injorante mundet, por jo te njerezve normale te Shqiperise. Dikush shan komunistet duke harruar se komunsite jane vetem saliu dhe tosi!

  9. Dashuria per liderin , tek ne eshte e kultivuar me dekada. Qanin per Enverin, qame per Saliun kur iku nga kryetar i PD. Tani me sa duket ka njerez qe qajne dhe per Edi Ramen!!! Si duket ju pelqen si i vjedh, si i neperkemb, si tall bythen me ta.
    Ne fakt lideri jone eshte karizmatik, i pashem, flet bukur, vishet bukur, ka batute.
    Mund te biesh dhe ne dashuri me te, soji tij i pranon te dya gjinite.
    Po mundohem te gjej argumente, pse duhet te hidhesh ne zjarr per liderin.
    Po flas me mendjen e disa lart komentatoreve.
    Ka njerez qe mendojne keshtu, se kaq vlejne. Eshte e drejta e tyre. Por nuk perfaqesojne nje njeri qe mendon normal, pa ndonje zgjuarsi te spikatur. Mbase ju eshte bere zemra mal, qe lideri beri foto me Ronaldon. Ose qe lideri po shet pafund pikturat e tij neper europe. Eshte i suksesshem, pasi u be kryeminister, kuptohet.
    Nuk ka rendesi, cfare hajme, sa i ndotur eshte ky vend, katrahura qe po behet me lejet e ndertimit, gropat qe behen ne buxhet nga PPP, prespektiva e rritjes dhe shkollimit te femijeve, kanabizimi i vendit si politike qeverisese, lulezimi i krimit te sofistikuar, skemat sociale, shendetsia ( pa leke) falas.
    Joooo, asnje rendesi nuk kane kur lideri shkelqen, rinohet, ben batuta shaka, kthen pergjigje ne facebook.
    Me qene i varfer , nuk eshte mire, por me qene injorant eshte fatkeqesi.

  10. Nuk e di por kam perdhtypjen se ne kete vend miopia eshte e theksuar . Ti rrofsh o Lubonja qe ne radhe te pare i kundravihesh ketyr larove te pushtetit por qe nuk le mangut edhe opoziten .Ajehere kur njerezit do te ndergjegjesoheshin dhe nuk do te varnin fatin e tyre tek partite , atehere kur njerezit do te ishin opozite e qeverive te çfardolloj ngjyre , atehere kur njerezit do te kuptonin se puna dhe drejtesia e çojne perpara kete vend , atehere do te themi se jemi europe dhe jo xhungel .

  11. Une nuk kam lider, dhe nuk krijoj idhuj. Aq me teper keta politikane qe jane sot ne skenen politike, dhe qe kane vite qe na vjedhin, dhunojne, abuzojne me ne , me kete popull.
    Por nese del nje ze, kunder dhe e ka provuar keto vite qe nuk ka lidhje me pushtetin, dhe se te ardhurat e tij , nuk i siguron nga vjedhja apo abuzimi me te tjeret, pse mos e mbeshtetesh!!
    Keta politikane qe na drejtojne sot, pozite , opozite jane bashke,kane bere marreveshje, mbrojne njeri tjetrin, ndajne pushtetin gjithashtu.
    Duhet te ngrejme zerin, te protestojme dhe te kerkojme te drejtat qe na takojne. Te protestojme kunder ndertimeve te teatri, ( nje cmenduri), kunder ndertimeve te liqeni, kunder ndertimeve te rrugicat e televizionit. Keto zona i kane ngelur Tiranes.

  12. Shkruaj per liderat, por ne ndryshim nga ty qe i lepin, une i peshtyj. Mua ky lider qe eshte, nuk me perfaqeson. Shikohi sjelljen arrogante, veshjen firmato, jeten qe ben. Eshte i papergjegjshem.
    Merkelin do e kishin zbythur per 24 ore. Macron po ashtu. Ky eshte standarti i europes, ku une dua te shkoj. Kurse pafillo vazhdon ben karshillek . Se kam kuptuar kurre me se mburret!!!! Kryeministri i vendit me te vogel dhe me te varfer ne europe. Asgje e keqe nuk vjen nga modestia. Mban mend si thoshte ne fillim, ” zyra eshte e imja , pushteti eshte i juaji”. Demagog i lindur, fallco, hipokrit, fasade,i dobet , bosh, politikan i zhveshur nga parimet dhe aspiratat.
    Ne nuk jemi skllever, kemi ndergjegje duhet ta duam kete vend.

    1. O i pa emer! Neqoftese ke pire merr nje sy gjume! Po s’qe i martuar gjej nje dashnore ose grua!Po je zene me gruan qetesoju, se martesa keshtu e ka! Po qe gay shko tek andi ose saliu apo dhe rama! Nuk po lavderon njeri nga komentuesit ramen! Eshte ne fantazine tende, qe kush shan saliun i serviloset rames! Qetesohu o “nessuno”! Mos e prish kaq gjakun se saliu e ka marre rrugen e Zotit! As mua nuk me perfaqeson edi, por nuk me perfaqson as vrasesi dhe tradhetari sali! Prandaj qetesohu dhe merr nje “dremke” dhe gjerat do te jene ndryshe!Dite e re kismet i ri!

  13. Ti i lepin para mbrapa dhe me komente te gjata sepse ti keshtu mer kenaqesi,bej nje koment kritik per saliun te kuptosh veten ku je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *