• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk shënon në debutim, por Bolt realizon ëndërrën e tij

Sport



Usain Bolt ka përmbushur një ëndërr: për herë të parë në jetë xhamajkani arriti të marrë pjesë në një ndeshje futbolli si profesionist. Sprinteri rekordmen në 100 e 200 metra, që prej disa ditësh po stërvitet me australianët e Central Coast Mariners, është aktivizuar në miqësoren e fituar 6-1 kundër diletantëve të Central Coast. Bolt, që u fut në fushë në minutën e 72’ është pritur me brohoritje dhe tymuese nga rreth 10000 tifozët e pranishëm. “Publiku më dha entuziazëm, ishte fantastike ashtu si e mendoja” ka qenë komenti i xhamajkanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *