• |
ide | kryesore

FOTOT PIKANTE/ Cila ishte marrëdhënia e Vlahutin me politikanët shqiptarë

Lajme, Të fundit



Në vitin 2014, Romana Vlahutin u emërua si ambasadore e BE në Tiranë. Emri i diplomates së re kroate që vinte nga një karrierë e pakët në zyrat e Brukselit surprizoi jo pak politikën në Tiranë.

Gjatë këtyre 4 viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri jo pak herë është vënë në fokus të sulmeve, akuzave, por edhe skandaleve. Më 31 gusht ishte dita e saj e fundit në Tiranë dhe me largimin e saj po sjellim një panoramë të raporteve të saj me politikanët në Shqipëri.

Nëse me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk gjendet asnjë foto e vetme online, në krah të kryeministrit Edi Rama të dy shiheshin shpesh të buzëqeshur.

Takimet Lulzim Bashën duket se nuk kanë qenë edhe aq miqësore. Në arkivin e lapsi.al ka edhe foto kur ambasadorja është lënë mënjanë nga Basha për shkak të raporteve të tyre të përkeqësuar sidomos gjatë debateve për reformën në drejtësi. Në shumicën e fotove, Vlahutin shihet në një cep të bisedës dhe e pa interesuar për atë që thotë Basha.


Një marrëdhënie të veçantë Vlahutin ka pasur me ambasadorin e SHBA në TIranë Donald Lu. Ata duket se kanë qenë në sintoni të plotë gjatë qëndrimit në vendin tonë pasi erdhën dhe u larguan thuajse në të njëjtën kohë.


Si mund të mungojë një foto me Erionin…

Ndërsa si ëmbelsirë për në fund po lëmë fotot me Taulant Ballën  ©LAPSI.al



4 Comments

  1. u qerua edhe nje hale antishqiptare…
    fatkeqesisht boni gjithe ate lek ne kurriz te popllit injorant, me te kuq se floket e ksaj kesulkuqes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *