• |
ide | kryesore

Goditet me mjete të forta 30-vjeçari në Dibër, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Lajme, Të fundit



Një person është plagosur me sende të forta në Dibër nga dy persona, pas një konflikti për motive ende të paqarta. I plagosuri është J.B, rreth 30 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e barkut dhe është dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Policia bën me dije se ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

“Rreth orës 11.40, jemi njoftuar se shtetasi J.B, rreth 30 vjeç, banues në Dibër dyshohet se është plagosur me sende të forta në pjesën e barkut. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake dyshohet se dy shtetas për motive ende të pa qarta kanë plagosur shtetasin J.B, i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen. Nga ana e Policisë janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ngjarjes”- thuhet ne njoftimin e policise.



1 Comment

  1. Ky si pordha neper breke.
    Nuk shikon ky njoftimin e Gjermanise se do pengoje futjen ne BE nqs ndryshojne kufijte per te dy vendet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *