• |
ide | kryesore

Inzaghi injoron Marseille: “Më kujtohet kur i bëra poker”

Sport



Lazio e Simone Inzaghi ka gjetur përballë në shortin e Monte Carlos francezët e Marseille, në fazën e grupeve të Europa League. Tekniku i Lazios nuk është aspak i shqetësuar nga fakti që shorti nuk ka qenë dashamirës me skuadrën e tij, por e kujton Olympique me mbrëmjen më të bukur europiane të karrierës së tij.

Në 14 mars 2000, atëherë sulmuesi bardhekaltër hyri në historinë e Champions League duke realizuar 4 gola ndaj francezëve, i vetmi italian që e kishte bërë këtë gjë. “Më kujtohet ajo natë, ishte një mbrëmje e madhe dhe e vetmja gjë që dua është ta përjetoj edhe njëherë. Natyrisht ndryshe, sepse tani nuk zbres dot më në fushë vetë”. Una notte magica per la Lazio e per l’attuale allenatore.

Në Olimpico bardhekaltrit fituan atë ndeshje me rezultatin 5-1 (gol edhe Boksic) e atëherë sulmuesi humbi edhe një 11 metërsh të fituar nga po vetë ai. 18 vjet më vonë Inzaghi gjen përsëri Marseille në rrugën e tij europiane: por këtë herë për të shënuar duhet të mendojnë Immobile e të tjerët…

Sfida e dyfishtë me Olympique është një lloj derbi në fakt për Lazion, duke qenë se rivalët drejtohen nga ish-tekniku i Romës, Rudi Garcia e në mesfushë kanë marrë po nga Roma, Kevin Strootman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *