• |
ide | kryesore

Katër vjet në Skoci për sulmuesin shqiptar: Prezantohet Grezda

Sport



Eros Grezda është prezantuar sot në ambjentet e Gllasgow Rangers, pas firmës për 4 vjet me skocezët, që insistuan duke paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës së sulmuesit të përfaqësueses shqiptare me Osijek.

Grezda nuk luajti në ndeshjen kualifikuese në Europë League mes Osijek dhe Rangers për shkak dëmtimi por sulmuesi ka marrë kartvizitën për në Skoci me vlerësimin e teknikut të përfaqësueses Christian Panucci, i cili e ka cilësuar si “të shpejtë, direkt dhe një lojtar që i bën gjërat të ndodhin në fushë”.

Eros është blerja e 14 e teknikut Steven Gerrard që e ka mirëpritur me fjalët: “Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta dashurojnë”.

23-vjecari nga Gjakova e ka nisur karruerën me sllovenët e Aluminij dhe Zavrc përpara se të kalonte në Kroaci për të nënshkruar fillimisht me Lokomotivën e pastaj Osijek.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *