• |
ide | kryesore

Letrat kredenciale te Meta, mbërrijnë në Tiranë ambasadorët e rinj të Holandës dhe Bullgarisë

Lajme, Të fundit



Dy ambasadorë të rinj në Tiranë kanë dorëzuar letra kredenciale pranë Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Bullgaria do të përfaqësohet në vendin tonë nga Momtchil Stoyanov Raytchevski.

Gjatë takimit, Meta është ndalur në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duke nënvizuar se Bullgaria mbetet një partner tradicional dhe shumë i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Bullgaria i kushtoi Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor gjatë mbajtjes së fundmi të Presidencës së Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, zonja Guusje Korthals Altes.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Holanda i kushton bashkëpunimit me Shqipërinë, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane dhe përmbushjes së prioriteteve kyçe.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti Meta, përshëndeti interesin në rritje të kompanive të mëdha holandeze për të investuar në tregun shqiptar.

Presidenti Meta shprehu besimin se, ashtu si gjatë vitit të shkuar, Holanda do të vijojë të mbetet në vendet e para në listën e investitorëve të mëdhenj strategjikë në Shqipëri.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *