• |
ide | kryesore

Maldini i lumtur me shortin: “Uefa ka nevojë për Milan”

Sport



Olympiacos, Betis e Dudelange: ky është grupi me të cilin Milan duhet të përballet në Europa League. “Jemi të lumtur, është një grup në mundësitë tona – ka komentuar Paolo Maldini nga Monte Carlo -. Duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në një kompeticion që nuk anashkalohet më”. E të mendosh që pretendimet i kanë kuqezinjtë që rrezikuan edhe të mos ishin fare në turne: “Uefa ka nevojë për Milan. Nëse do të jemi të aftë, financiarisht nuk do të ketë më probleme”.

Për ish-kapitenin e legjendën kuqezi ishte një debutim në rolin e drejtuesit të Milan: “Unë e Leonardo po ndajmë detyrat – bëri të ditur Maldini -, Jam një drejtues i ri por me eksperiencë në fushë. Punojmë me teknikun Gattuso cdo ditë dhe kjo është e rëndësishme edhe për skuadrën. Besoj se do të bëjmë mirë si në kampionat ashtu edhe në Europa League, nuk do të zgjedhim se cilin kompeticion të përballojmë me seriozitet e cilin jo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *