• |
ide | kryesore

Merkel: Një Turqi e qëndrueshme është në interes të Gjermanisë

Planet
merkel-erdogan-300x169.jpg



Një Turqi e qëndrueshme, e begatë dhe demokratike është në interesin e Gjermanisë, tha zëdhënësja e kancelares Angela Merkel, Ulrike Demmer.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference të rregullt për median në Berlin, zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer nuk konfirmoi ose mohoi lajmet e fundit të medias që pretendonin se Gjermania mund të ndihmojë Turqinë për parandalimin e krizës financiare.

“Qeveria federale po ndjek nga afër zhvillimet në Turqi. Një Turqi e qëndrueshme, e begatë dhe demokratike është në interesin tonë”, tha Demmer.

Disa media elektronike europiane njoftuan të martën se Gjermania po shqyrton mënyrat për të ndihmuar Turqinë dhe pohuan se opsionet përfshinin një ndihmë të koordinuar europiane, ndihmë bilaterale ose kredi specifike për projekte nga bankat zhvillimore të kontrolluara nga shteti.

Javën e kaluar, zëdhënësja e qeverisë gjermane pohoi se Berlini momentalisht nuk parashikon ndihmë financiare bilaterale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *